• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbimi i ri në ZRPP, Gjonaj: “Fast Track” modeli si do t’u shërbejmë qytetarëve

by Java News
08/12/2018 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shërbim i ri dhe shumë i shpejtë është vendosur në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të paluajtshme në Tiranë. “Fast Track”, ose Shërbimi i shpejtë për 24 orë, mundëson që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë brenda ditës një listë me 9 shërbime, më të kërkuara dhe që zënë rreth 40% të volumit të punës në hipotekën e Tiranës.

Qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë për shërbimet të tilla si Kontratë shitje apo dhurimi, Rifreskim kartele dhe harte, Bllokim/zhbllokim pasurie në bankë etj., pranë dy sporteleve të dedikuara të agjencisë ADISA dhe përgjigja u shkon një ditë më pas në shtëpinë apo zyrën e tyre përmes Postës Shqiptare. Më parë afati kohor i ofrimit të këtyre shërbimeve shkonte deri në 9 ditë.

Në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi merrnin pjesë ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj, drejtuesit e ZRPP, agjencisë së Shërbimeve Publike ADISA dhe përfaqësuesit e dhomave të tregëtisë, të noterisë dhe shoqatës së ndërtuesve.

Në fjalën e saj ministrja Gjonaj tha se ky shërbim është një premtim i mbajtur ndaj grupeve të interesit, të cilat kishin parashtruar kërkesat e tyre vetëm dy muaj më parë gjatë një interpelance përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Sipas ministres megjithëse realizimi praktik i shërbimit të ri nuk ishte aspak i lehtë, për shkak të ndryshimeve strukturore dhe procedurale që duheshin kryer, me angazhimin e plotë të strukturave përkatëse u bë e mundur që ai të vihej në funksionim në kohë.

“Fast Track është një lehtësi shumë e madhe për qytetarët dhe për disa kategori të caktuara biznesi, siç janë noterët, ndërtuesit, bankat, apo përmbaruesit, të cilët do të kenë tashmë mundësinë të marrin shërbime në një kohë shumë të shkurtër dhe në të njëjtën kohë të mundësojnë edhe ato një shërbim më cilësor për klientët e tyre”, është shprehur ministrja Gjonaj.

Shërbimi i ri Fast Track është një projekt pilot, i cili brenda marsit të vitit të ardhshëm do të shtrihet edhe në Zyrat e tjera Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në të gjithë vendin.

Ministrja Gjonaj është ndalur më pas edhe në reformën e madhe të pronës që Qeveria ka ndërmarrë tashmë.

“Qëllimi është zgjidhja njëherë e mirë e problematikave të lidhura me pronën. Qeveria Shqiptare ka si synim të konsolidojë përfundimin e dhënies së titujve të pronësisë nga ligjet e posaçme dhe më pas administrimin korrekt të tyre mbi bazën e një regjistri kadastral mbarëkombëtar, që rrit sigurinë juridike një këtë fushë”, ka thënë Gjonaj.

Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe miratimi i dy ligjeve që janë dërguar tashmë në Kuvend “Për Kadastrën” dhe “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”./a.meta

Next Post
Mjeshtri Agim Krajka; 140 artistë do interpretojnë në Grand Gala për artistin

Mjeshtri Agim Krajka; 140 artistë do interpretojnë në Grand Gala për artistin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com