• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shërbimi i fundit i Nishanit: Zgjedhjet e parakohshme? S’janë fundi i botës!

by A R
19/01/2016 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk e sheh si fundin e botës nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohëshme janë një kërkesë e përsëritur e opozitës dhe Nishani thotë se nuk interesohet për informacion të hamendësuar, megjithatë, në një intervistë me “Koha Jonë”, vë në dukje edhe një herë se mazhoranca nuk i ka votat për miratimin e Reformës për Drejtësi.

Zoti President! A keni informacion se Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe ndoshta edhe në Referendum?

Kam informacion të bollshëm për shumë çështje. Por nuk është në principin e punës time institucionale dhe individuale, në dinjitetin tim, në etikën time, në moralin tim, të interesohem për informacion të hamendësuar që vjen nga katakombet e teorive konspirative të muhabeteve të kafeneve, aq më pak për çështje të një rëndësie madhore si zgjedhjet e parakohëshme.

Që vendi të mos shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme a keni një plan shpëtimi ku partitë të bien dakort për një reformë konsensuale në drejtësi?

Zgjedhjet e parakohëshme nuk janë fundi i Botës. Bërja ose mosbërja e zgjedhjeve të parakohëshme nuk mund të jenë pjesë e asnjë plani shpëtimi. Unë, përkundrazi, bëj çmos që Reforma në Drejtësi të finalizohet pa pasoja anësore. Ajo Reformë është një proces kompleks që duhet të ketë si produkt përfundimtar një mekanizëm funksionues afatgjatë. Ky proces nuk mund të jetë vetëm i shumicës. Duhet medoemos të jetë një proces konsensual i tillë që të mos reflektojë çfarë i duhet njërës apo tjetrës palë, por çfarë i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Konkretisht, Reforma në Drejtësi kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Shumica nuk i ka votat e mjaftueshme ta ndryshojë e vetme Kushtetutën. Për këtë i duhen votat e opozitës. Dakordësia përmbajtësore e opozitës për këtë proces ndryshimesh është e një rëndësie jetike për Reformën dhe vendin.

A mendoni se shumica e sotme PS-LSI, bashkëdrejtojnë me thika pas shpine ndaj njeri-tjetrit ?

Nuk jam i prirur t’i shoh marrëdhëniet garuese në politikë nga këndvështrimi me thika e sqeparë para e pas shpine. Nuk supozoj. Nuk hamendësoj. Nga kënvëshrimi im institucional, nuk besoj, nuk konsideroj, asgjë tjetër veç asaj që shpallet, thuhet, deklarohet. Presidenti nuk ndërhyn në marrëdhëniet mes partive, kurrë, për asnjë arësye, në asnjë mënyrë.

A do të ishte mirë që Presidenti i Republikës të zgjidhej nga populli?

Mirë do ishte që shumë gjëra të mos jenë si janë. Halli është se asgjë, përfshi edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, nuk varet nga vullneti subjektiv sado i argumentuar i askujt, por nga procese të gjëra me pjesëmarjen e të gjithëve.

A pranoni të pini një gotë verë me Edi Ramën apo Ilir Metën?

Me kënaqësi me ata të dy që thoni ju, por edhe me Lulzim Bashën që mesa duket e harruat. Madje jo vetëm 1 gotë. Nëse do na eci muhabeti, që besoj se ashtu do ndodhi, pse jo, shoqëruar me mezet përkatëse, aq gota sa mban stomaku i secilit ! Dhe jo vetëm verë. Edhe pije të tjera. Për shembull raki, por jo edhe substanca dehëse nga ato që ndalohen me Ligj.

Cili draft për sistemin e Drejtësisë mendoni se është me efektiv; PS, PD, apo LSI?

Draft më të mirë do konsideroj atë që do jetë i bazuar sa më tepër në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

A mendoni se përmes recetave për politikën dhe drejtësinë Ambasadori amerikan Lu është bërë tashmë “Guvernatori” i Shqipërisë?

Kurrën e kurrës. As me thonjza, as pa thonjza. Ambasadori Lu nuk është asgjë më tepër se përfaqësuesi më i lartë diplomatik i partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë. Çdo cilësim tjetër për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ëshë spekulim, është muhabet rreth vatrës në këto netë të ftohta dimri duke ngrënë gështenja të pjekura duke i nxjerrë nga zjarri me mashën e imagjinatës që të mos digjen duart.

A keni besim se Reformën në Drejtësi mund ta votojë ky Parlament i inkriminuar, apo do të ishte mirë që Reformën në fjalë ta bëjë një parlament tjetër pa elementë të tillë ?

Me një mënyrë kaq të thjeshtëzuar parashtrimi nuk do ishte e mundur kryerja e asnjë pune. Kam besim të plotë se ky Parlament do ta kryej Reformën në Drejtësi. Natyrisht që kryerja, sidomos aplikimi i Reformës, nuk do jetë punë e lehtë, e thjeshtë, e përsosur, e mrekullueshme. Përkundrazi, si gjithë punët e mira, do të jetë e vështirë, e ndërlikuar, në përsosje të vazhdueshme me kalimin e kohës.

Mendoni se populli jeton më mirë se një vit më parë apo më keq? A jeton populli shqiptar sot më mirë apo më keq se gjatë qeverisjes Berisha 2005-2013?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i merrni me saktësi të kënaqëshme në institucionet e specializuara të cilat nuk shprehen me subjektivizma të mjegullta, por me shifra, me statistika të padyshimta.

Nëse do të hiqnit për një moment kostumin e Presidentit çfarë mendoni si një qytetar i thjeshtë për kryeministrin Rama?

Nuk e heq për asnjë moment dhe për asnjë shkak kostumin e Presidentit deri në fund të mandatit. Ju siguroj se më vonë, kur t’ju flas hapur për Edi Ramën, ajo që do j’u them nuk do jetë aspak më e ndryshme nga opinioni i secilit shqiptar që sheh me sy dhe mendon me kokë.

Nëse LSI , PDIU dhe PD në korrik 2017 do propozojnë të zgjedhin për President Republike ish-kryeministrin Berisha, a do të ishit i kënaqur?

Zoti Berisha është politikan tepër aktiv, tepër produktiv, me ndikim të konsiderueshëm në arenën politike. Partitë e dinë vetë çfarë bëjnë. Presidenti nuk ndërhyn. Presidenti nuk hamendëson. Presidenti nuk mbetet as i kënaqur ,as i pakënaqur nga vullnetet e politikës. Me të vetmin kusht, që të mos konstatojë asgjë të kundraligjshme, Presidenti ato vullnete vetëm i respekton.

A do rikandidoni për President ?

Nuk shoh asnjë arësye pse mund ta refuzoj një kandidim të mundshëm. Por nuk është kjo më kryesorja apo më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është rruga e gjatë që kam përpara për t’i shërbyer vendit. Me këtë rast zotohem vendosmërisht dhe i garatoj shqiptarët se në cilëndo detyrë që do jem do denoncoj me emra dhe fakte të gjithë sekserët, gjobëvënësit, gangsterët, të cilëve nuk do tu ndahem derisa të gjithë të kenë përfunduar në duar të Ligjit.

Koha Jonë

Next Post

Klikimet online, sherr në distancë mes Alketa Vejsiut dhe Dalina Buzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In