Situata më e rëndë nga tërmeti, veç qytetit të Durrësit, paraqitet në Thumanë të Fushë-Krujës. Nga raportimet e para, të cilat duhet theksuar se janë ende kontradiktore dhe jo të konfirmuara nga organet zyrtare, raportohet të jenë shembur 3 pallate. Dyshimet janë që nën rrënojë të ketë edhe persona të lënduar, ndërsa flitet edhe për viktima, por ende jo zyrtare. Forcat zjarrfikëse dhe policia janë në vendngjarje për të bërë të mundur shpëtimin e personave që mund të jenë nën rrënoja.
Nje e moshuar eshte gjetur e vdekur ne Thumane, ndersa nipi i saj eshte shpetuar mrekullisht. Deri tani flitet për tre të vdekur, por nuk ka konfirmim.
Priten informacione ne vijim…