Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur në gjashtë. Autoritetet e shtetit fqinj kanë njoftuar se një grua nga Krema ka testuar pozitive.
Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Brescias ku po qëndronte që prej ditës së dielë. Ende nuk dihet mosha e viktimës.
Ndërkohë deri më tani numri i të prekurve nga Koronavirusi ka arritur në 224.
Pjesa më e madhe e të infektuarve ndodhen në rajonin e Lombardisë dhe Venetos.
Rreth 50 mijë banorë qëndrojnë në karantinë për shkak të koronavirusit dhe po ruhen 12 qytete nga autoritetet.
Sipas mediave italiane, viktima e peste eshte nje burre 88-vjeçar po nga rajoni i Lombardise.
g.kosovari