• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shënohet rritje në tregëtinë e jashtme të Kinës për periudhën janar-nëntor 2022

by Java News
07/12/2022 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllimi i tregtisë së jashtme kineze në 11 muajt e parë të vitit 2022 u rrit 8.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 38.34 trilionë juanë (5.5 trilionë dollarë) e duke treguar zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të mërkurën prej Administratës së Përgjithshme të Doganave, eksportet u shtuan 11.9 për qind, duke arritur në 21.84 trilionë juanë, ndërsa importet 4.6 për qind, në vlerën 16.5 trilionë juanë.

Rritje të madhe ka pasur veçanërisht kategoria e eksporteve të produkteve të energjive të reja. Në 11 muajt e parë të këtij viti, eksportet e baterive të litiumit dhe të paneleve diellore të Kinës u rritën përkatësisht me 86.6 dhe 74.3 %.

Në janar-nëntor të këtij viti tregtia e Kinës me partnerët e saj të mëdhenj ruajti prirjen e rritjes së qëndrueshme. Tregtia me vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” u rrit me 20.4 % dhe me vendet anëtare të Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal 7.9 %. Ndërkohë, tregtia me vendet e ASEAN-it, partneri më i madh tregtar i Kinës, u shtua me 15.5 për qind, ndërsa me partnerin e dytë më të madh tregtar të saj, Bashkimin Evropian, u rrit 7 për qind.
Megjithatë, në dollarë, eksportet e Kinës në nëntor ranë 8.7 për qind dhe importet 10.6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, pasi kërkesa globale u dobësua nga rritja e normave të interesit në ekonomitë e mëdha dhe ndërprerjet e prodhimit të shkaktuara nga shpërthimet e COVID-19 brenda vendit.

Qytetet e mëdha të Kinës kanë vazhduar të optimizojnë masat e përgjigjes ndaj COVID-19 në ditët e fundit, duke lehtësuar rregullat e karantinës dhe kërkesat e testimit.

Guangzhou, një qendër prodhimi në Kinën Jugore, ka hequr të gjitha masat e përkohshme të kontrollit në zonat me rrezik të ulët që nga 30 nëntori, pas goditjes nga një shpërthim i COVID-19 më parë po gjatë atij muaji.

Në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës të martën, zyrtarët u zotuan të stabilizojnë rritjen ekonomike, të forcojnë kërkesën e brendshme dhe të optimizojnë masat e kontrollit të pandemisë, për të nxitur rritjen me cilësi të lartë në vitin 2023.

Next Post
Propaganda e “Russia Today” nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë

Propaganda e “Russia Today” nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In