• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shenkoll, të burgosurit kthehen në qeli pas zjarrit të djeshëm

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në burgun e sigurisë së lartë të Shënkollit duket se sot është rikthyer normaliteti, pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë institucionin e vuajtjes së dënimit. Mësohet se të gjithë të dënuarit janë rikthyer sot në qelitë e tyre.

Zjarri i rënë pasditen e djeshme në ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë ka shkaktuar vdekjen e një 25-vjeçari, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vite heqje lirie për tentativë vrasje, ndërsa janë plagosur disa të tjerë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës, Ministria e Drejtësisë si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, dje bënë me dije se nga zjarri i rënë në një qeli të sektorit të sigurisë së zakonshme të këtij burgu ka humbur jetën shtetasi Fatmir Sula me origjinë nga Kruja.

Pas ngjarjes, 7 të plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjekë të këtij spitali pohuan se të plagosurit kanë pësuar asfiksi dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, disa të burgosur të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë, pas ngjarjes burimet në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit kanë qenë kontradiktore. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaruan se zjarri ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi gjatë gatimit në ambientet e paraburgimit.

Nga ana tjetër, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në një reagim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje ka hedhur poshtë faktin se zjarri në Burgun e Shënkollit u shkaktua nga shpërthimi i një bombole gazi. Sipas ISHTI, pas verifikimeve të bëra, rezultoi se bombola e gazit që përdoret në kuzhinën e burgut ka rezultuar e paprekur nga flakët dhe se ajo është e instaluar jashtë godinës së institucionit të vuajtjes së dënimit.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe i afërmi i një të burgosuri. Në linjë telefonike për “Neës 24”, ai tha se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ai u shpreh se në momentin kur ka rënë zjarri, një punonjës policie ka mbyllur dyert me kyç dhe është larguar me vrap, duke i lënë brenda të burgosurit që po asfiksoheshin.

NGJARJA

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, zjarri në Burgun e Shënkollit në Lezhë ka rënë rreth orës 15:33 dhe viktima Fatmir Sula është gjetur i asfiksuar në banjën e dhomës.

Sipas burimeve policore, zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi në një qeli ku ndodheshin 3 të burgosur, ku njëri prej tyre ka humbur jetën për shkak të asfiksisë, ndërsa 2 të tjerë janë shpëtuar falë ndërhyrjes së efektivëve të Burgut të Shënkollit. Megjithëse gardianët e brendshëm dhe ata të jashtëm kanë konstatuar praninë e flakëve (sipas burimeve nga brenda burgut) ata nuk kanë njoftuar zjarrfikësit në kohë, gjë e cila solli vonesën e tyre me 40 minuta.

Ngjarja në Burgun e Shënkollit ka alarmuar policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së burgut, ndërsa janë marrë në pyetje edhe shokët e dhomës së viktimës, Flamur Sulës. Këta të fundit kanë pohuar se ngjarja ndodhi aksidentalisht dhe se shpërthimi zjarrit ka qenë i menjëhershëm.

BW/d.i.

 

Next Post

“Kovaçiç nuk do të largohet nga Real Madridi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com