• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjtërimi, Meta: Moment reflektimi për gjithë njerëzimin

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në Meshën Solemne për Shenjtërimin e Nënë Terezës nga Papa Françesku, në Sheshin Shën Pjetri në Vatikan. Në një prononcim dhënë për Radio Televizionin Shqiptar, Meta e vlerësoi Shenjtërimin e Nënë Terezës një ngjarje për të gjithë njerëzimin, por edhe si një moment për të reflektuar.

“Shenjtërimi i Nënë Terezës apo procesi i kanonizimit, padyshim që është një ngjarje për të gjithë njerëzimin sepse Nënë Tereza i përket mbarë njerëzimit me modelin e jashtëzakonshëm që ajo solli dhe frymëzoi në të gjithë botën për të ndihmuar dhe për t’i shërbyer njerëzve më të varfër, më të uritur, më në nevojë, në një mënyrë tepër të thjeshtë, të përulur dhe modeste. Dhe padyshim që edhe për ne si shqiptarë, kudo ku jemi dhe jetojmë, është një ngjarje e jashtëzakonshme për shkak të origjinës dhe të gjakut të saj”, tha z. Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shenjtërimi i Nënë Terezës, është edhe një detyrim për të reflektuar edhe më shumë në këtë moment kur e gjithë bota nderon një figurë të shquar.

“Padyshim që kjo na bën që të krenohemi, por sigurisht kjo na detyron edhe të reflektojmë edhe më shumë në këtë moment kur e gjithë bota nderon një figurë të shquar dhe krejt të veçantë të njerëzimit në mënyrë që të punojmë të gjithë më shumë për të qenë të përulur para atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe për mbështetjen tonë, për më shumë solidaritet dhe shpirt sakrifice ndaj tyre. Dhe natyrisht edhe për të qenë më paqësor dhe bashkëpunues me njëri-tjetrin dhe me të gjithë në jetën tonë të përditshme”, theksoi Meta.

BW/d.i.

 

Next Post
Lapsus për Nënë Terezën, deputeti nxehet me komentuesit

Lapsus për Nënë Terezën, deputeti nxehet me komentuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In