• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Shenjë e besimit të popullit tek unë”/ Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, Millanoviç fiton mandatin e dytë

by S T
13/01/2025 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zoran Millanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave.

Millanoviç, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate (SDP) – është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë.

Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) – i ka fituar 25.42 për qind të votave.

Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci – vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare.

“Kroaci, faleminderit”, tha Millanoviç para gazetarëve.

“Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, tha ai.

Roli i presidentit në Kroaci është kryesisht ceremonial.

Kreu i shtetit nuk mund të vërë veto ndaj ligjeve, megjithëse ka fjalën e tij në politikat e jashtme dhe në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjatë mandatit të tij, Millanoviç – një ish-kryeministër populist – e ka kundërshtuar kryeministrin Andrej Plenkoviç në lidhje me politikat e jashtme dhe publike.

Kush është Zoran Millanoviç?

I parë shpesh si gjaknxehtë dhe arrogant, Zoran Millanoviç viteve të fundit e ka përdorur gjithnjë e më shumë retorikë populiste dhe shpesh fyese për të kritikuar Bashkimin Evropian dhe zyrtarët lokalë.

I diplomuar në Drejtësi, ai ka qenë një nga figurat më dominuese në politikën e Kroacisë për gati dy dekada.

Një person kalon me biçikletë pranë bilbordeve të kandidatëve për president në Kroaci. Zagreb, 26 dhjetor 2024.

Si diplomat karriere në Ministrinë e Jashtme gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi në vitet 1990, ai më vonë ka shërbyer edhe në misionin e Zagrebit në BE dhe në NATO, në Bruksel.

Ai ka hyrë në politikë në vitin 1999, duke iu bashkuar Partisë Social-Demokrate (SDP) – dikur parti komuniste – dhe është bërë lider në vitin 2007.

Millanoviç ka shërbyer si kryeministër nga viti 2011 deri më 2016.

Por qeveria e tij, e cila ka mbikëqyrur anëtarësimin e Kroacisë në BE në vitin 2013, ka dështuar t’i zbatojë reformat shumë të nevojshme, duke shkaktuar ngecje ekonomike.

Pas humbjes së SDP-së në zgjedhje, Millanoviç është larguar nga udhëheqja e saj në vitin 2016 dhe është tërhequr nga politika për të punuar si konsulent.

Tre vjet më vonë, ai është rikthyer si kandidat i kësaj partie për president.

Gjatë fushatës presidenciale, Millanoviç, 58 vjeç, i cili është marrë me boks në të 20-at e tij, ka arritur ta mbajë kryesisht nën kontroll temperamentin e tij shpërthyes.

Ai është zotuar se do të jetë një mburojë kundër dominimit të plotë të partisë konservatore, HDZ, e cila udhëhiqet nga rivali i tij prej kohësh, kryeministri Andrej Pllenkoviç.

Kjo parti ka qenë në pushtet që nga viti 2016.

“Kroacia nuk do të jetë një vend, në të cilin një njeri vendos për gjithçka”, ka shkruar ai në Facebook, duke iu referuar Pllenkoviçit.

Millanoviç është i martuar dhe ka dy djem. /rel

Next Post
“Të gjitha akset nacionale janë të hapura”/ ARRSH apel qytetarëve: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

"Të gjitha akset nacionale janë të hapura"/ ARRSH apel qytetarëve: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Netanyahu paralajmëron Iranin: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

June 3, 2026
Ish-ambasadori amerikan: Reputacioni i Kosovës në SHBA është dëmtuar seriozisht! Imazhi më i keq në 16 muajt e fundit

Ish-ambasadori amerikan: Reputacioni i Kosovës në SHBA është dëmtuar seriozisht! Imazhi më i keq në 16 muajt e fundit

June 3, 2026
Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

Tragjedia në Shëngjin, policia jep detaje: 2 viktima dhe 3 të rinj në kujdesin e mjekëve

June 3, 2026
“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

“I nxehtë siç nuk e kemi parë kurrë”, OKB paralajmëron për ardhjen e fenomenit Super El Nino

June 3, 2026
Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e katërt e protestës për Zvërnecin, nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

June 3, 2026
Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

Qytetarët mblidhen edhe në Durrës, protestë për mbrojtjen e tokave dhe zgjidhjen e problemeve

June 3, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta pa Berishën, një shans për të lexuar keqqeverisjen

June 3, 2026
Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale, Zhupa sulmon Mersinin: Të vijë këtu para se të shkojë në SPAK!

June 3, 2026
Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

Netanyahu: Me Trump nuk biem dakord për gjithçka, por jemi të bashkuar ndaj Iranit

June 3, 2026
Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

Tragjedi! Mbyten dy të rinj te ‘Rana e Hedhun’, tre të tjerë përfundojnë në spital

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In