Një nga detajet që nuk duhet të neglizhojmë lidhur me shëndetin e trupit tonë, është mungesa e vitaminës D. Rreth 50% e popullsisë në nivel botëror, rrezikon seriozisht nga mungesa e kësaj vitamine.
Për të shtuar praninë e saj në trup, këshillohet të qëndrohet sa më gjatë në diell, ose mesatarisht së paku një orë në ditë.
Mungesa e vitaminës D sjell një sërë pasojash për shëndetin, si atë fizik edhe mendor.
Megjithatë nuk mjaftojnë vetëm rrezet e diellit, pasi 20% e nevojave tona ditore plotësohen nëpërmjet ushqimit.
Kësisoj këshillohet të konsumohet peshk salmon, vezë, mëlçi, perime jeshile dhe mish i kuq, të gjitha këto ushqime rrisin nivelin e vitaminës D.
Konsumi i tyre shmang problemet me lëkurën dhe lodhjen, si dhe ndikon në rritjen e energjisë tonë fizike, shkruan noa.al.
Mungesa e vitaminës D, shkakton edhe dhimbje kronike koke dhe luhatje humori.
Gjithashtu kjo vitaminë përgjysmohet, në rast se qëndrohet gjatë në ambiente të mbyllura.