• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjat që tregojnë nëse keni krijuar varësi ndaj celularit

by A R
23/09/2021 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Telefonat celularë kanë aftësinë që të nxitin sjellje të rrezikshme dhe varësi tek njeriu.

Kjo varësi mund të ndikojë shumë në produktivitetin e njeriut, funksionet e trurit, balancën mes jetës dhe punës, por edhe në jetën personale.

Ankthi social dhe vetmia janë të lidhura ngushtë me përdorimin e telefonit dhe siç vënë re ekspertët, njerëzit shkruajnë shumë, por flasin pak me njëri-tjetrin.

Shenjat paralajmëruese që tregojnë se jeni të varur ndaj telefonit celular:

Ju zë gjumi me vështirësi
Jeni në ankth
Rrjetet sociale ju stresojnë
Nuk rrini dot pa telefon në dorë
Nuk reshtni dot së postuari
Ju shkruani më shumë mesazhe se sa flisni me të tjerët
Lundroni në internet pa mendje vetëm për të humbur kohën
Nuk rrini pa kontrolluar telefonin edhe kur jeni në makinë.
Nuk dilni dot nga shtëpia pa marrë telefonin me vete
Ndiheni të vetmuar nëse nuk keni telefonin me vete
Ushqeheni me telefon në dorë
Marrëdhëniet shoqërore vuajnë si pasojë e telefonit
Bëni veprime impulsive
Nuk heqni dot dorë nga telefoni

Si të shpëtoni nga varësia ndaj telefonit

Kjo mund të duket e vështirë, por jo e pamundur. Për shembull, një mënyrë e mirë për të kufizuar përdorimin e telefonit pa e ndëshkuar veten në mënyrë drastike është që në shtëpinë tuaj të krijoni zona ku nuk lejohet telefoni.

Dhoma e gjumit, dhoma e ndenjjes apo ajo e ngrënies janë zona ku nuk duhet të përdorni telefonin.

Një mënyrë tjetër është që vendosni disa limite.

Për shembull, nëse e përdorni telefonin shumë gjatë ditës, vendosni një limit kohor, siç mund të jetë ora 17:00 e pasdites kur keni mbaruar punën.

Nëse nuk e përdorni telefonin pas kësaj ore, do të keni më shumë kohë për të bërë gjëra që kanë me të vërtetë rëndësi për ju dhe familjen.

Ne dërgojmë shumë mesazhe, por a angazhohemi me të vërtetë në komunikim të hapur me njerëzit?

Duke lënë telefonin mënjanë, do të keni mundësi të formoni, ngrini dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja shoqërore dhe familjare.

Edhe nëse merrni telefonata pune ose mesazhe elektronike, bëjini vetes një nder dhe mos u merrni me të. Telefoni aty do të jetë, edhe të nesërmen.

Avantazhet e kufizimit të përdorimit të telefonit

Sipas ekspertëve, kufizimi i përdorimit të telefonit sjell një sërë përfitimesh.

Do të jeni më në paqe,
Do të vuani më pak nga ankthi
Do të mendoni më qartë
Do të shpërqendroheni më pak
Do të jeni më krijues
Do të ndiheni më shumë fuqiplotë
Do të flini më mirë
Do të keni marrëdhënie shoqërore më të forta
Do të jeni më të ndërgjegjshëm sa i përket ushqyerjes.

Kjo e fundit është shumë e rëndësishme. Nëse ushqehemi duke e pasur mendjen te telefoni, nuk do ta kemi mendjen tek ato që po hamë, duke rritur kështu gjasat e mbipeshës, por edhe sëmundjeve të tjera që i kanosen aparatit tretës.

Next Post
Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Fjala i takonte Bashës, s’mund të pyesim strukturat për çdo vendim

Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Fjala i takonte Bashës, s’mund të pyesim strukturat për çdo vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In