• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjat klinike të Covidit te fëmijët, mjekja: Mushkëria, e para që preket

by A R
09/12/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT,  Prof. Dr. Gjeorgjina Kuli, deklaron se deri më tani, nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, janë kuruar nga Covid 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 vogëlushë të infektuar.

Ndërsa pohoi se fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë koronavirusin, mjekja pranoi që ka pasur dhe raste të vështira.

Në një intervistë për ‘ABC’, Kuli tha se nga marsi e deri më tani, ka pasur një jetë të humbur nga Covid të një fëmije 16 muajsh, ndërsa një tjetër, i cili ka qëndruar për disa ditë i intubuar, fatmirësisht tashmë është mirë.

“Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid, por që nga fillimi e deri më tani, numri i tyre të shtruar në spital, shkon deri në 70. Kemi parë që forma të rënda, koronavirusi ka shkaktuar edhe te moshat e reja dhe e njëjta gjë vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni, por dhe te fëmijët me sëmundje të ndryshme metabolike, me probleme të ndryshme gjenetike dhe me probleme zemre”.

Ajo shtoi se në oksigjen janë futur të gjithë moshat, duke filluar nga një muajsh, deri në 14 vjeç, duke theksuar se ka pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua.

“Duhet të kemi parasysh se rasti rastit nuk i ngjan, ka një udhërrëfues, ka disa insufiçenca bazë, por nuk ka një preparat për të menaxhuar situatën. Terapia që përdoret te fëmijët, është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko-terapinë, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me shenjat klinike që koronavirusi lë te fëmijët dhe ka theksuar se është e rëndësishme që prindërit të jenë të kujdesshëm ndaj shenjave që shfaqin ata, siç është temperatura apo vështirësitë në frymëmarrje, shenja për të cilat duhet të konsultohemi me mjekun përkatës.

“Deri më tani dhe pse është pak shpejt për të folur, sëmundja nuk lë pasoja te fëmijët. Në këtë situatë një shqetësim i vogël duhet të na shkojë mendja mos jemi të prekur nga Covid, pasi nuk ka një shenjë të veçantë dalluese. Humbja e nuhatjes dhe e shijes te fëmijët deri në 1 vjeç janë të padallueshme, shenjat e tjera janë si të gjithë viruset respiratore. Nëse fëmija ka temperaturë, ju duhet  t’iu shkojë mendja se është Covid, – vijoi Kuli. – Deri më tani, rastet janë të vatrave familjare. Nëse maska themi se është e detyrueshme te fëmijët 11 vjeç, duhet ta përdorim në ambiente të hapura. Vaksina e gripit është një tjetër element i rëndësishëm mbrojtës”.

Sipas saj, nëse fëmija s’ka bajame apo infeksion urinar, është një indikacion për t’u konsultuar me mjekun, se simptomat janë të njëjta si te të rriturit.

“Nga eksperienca deri më tani ka një prekje të lehtë të mushkërive, por që kalon njëkohësisht me infeksionin dhe nuk lë pasoja apo çrregullime që mund të bëhen shkak për sëmundje të tjera. Mushkëria është e para që preket, nga temperatura dhe nga pamjaftueshmëria e furnizimit me oksigjen. Kemi ndryshim të kriprave në organizëm që na sjell pasojat të dëmtimit”, – përfundon mjekja.

/a.r

Next Post
E vuri maskën i fundit, Ilir Meta: Covid, armik i rrezikshëm! Duhet një organizim më i fortë

Vrasja e 25-vjeçarit, Meta i hedh "benzinë zjarrit": Koha për drejtësi! Ka dy vite që Policia është bërë e dhunshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

Gazetari: Me vlerësimet negative në Google nuk do të ndalet rruga e Shqipërisë drejt BE-së

July 11, 2026
Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

Gjermania tërheq trupat nga baza ushtarake në Erbil, kampi mbyllet në fund të shtatorit

July 11, 2026
Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

Afrohet tajfuni Bavi, Kina evakuon mbi një milion banorë

July 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Korrik 2026

July 11, 2026
Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

Ministrja Sala në Tale: Tarifat e shërbimit shëndetësor vlejnë vetëm për turistët e huaj

July 11, 2026
VIDEO/ Shoferi i urbanit grushte qytetarit në sy të vajzës së mitur

U rrahën me njëri-tjetrin në Kombinat dhe Kamëz, arrestohen 3 persona, një në kërkim

July 11, 2026
Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Tiranë, dy të arrestuar dhe dy në kërkim

July 11, 2026
Aksident me katër automjete në Rubik-Fushë Milot, dy pasagjere të plagosura

Aksident në Mirditë, plagosen 6 të mitur, dyshohet se makinën e drejtonte një 16-vjeçar

July 11, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

Malaj apel fermerëve: Aplikoni për kompensimin me 10% të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore

July 11, 2026
Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

Sonte koncerti i Kanye West, Rama: Marketing global. Një investim që sjell botën në Shqipëri

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In