• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shenjat e gishtave të 5 deputetëve e 3 kryebashkiakëve, EUROPOL: Janë të ‘pastër’

by A R
19/05/2017 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 deputetët e Kuvendit që dhanë gjurmët e gishtave në polici për llogari të ligjit për dekriminalizimin, dalin të pastër në skedarët e Europolit.

Prokuroria përgjithshme ka marrë përgjigjen prej disa shteteve në kuadër të Europolit, të cilat kanë njoftuar se 5 deputetët Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi nuk kanë pasur procedime në vende të BE-së.

Në mesin e vendeve që kanë kthyer përgjigje mësohet se është edhe shteti fqinjë Itali ku disa prej deputetëve kanë deklaruar se kanë qëndruar për disa vite në emigrim. Por veç përgjigjeve negative për këta deputet, mësohet se disa shtete si Gjermani dhe Zvicra nuk kanë kthyer përgjigje, duke kërkuar që informacioni të kërkohet me anë të letër-porosisë.

Por ky veprim procedural, sipas prokurorisë, nuk mund të kryhet pasi ndaj këtyre deputetëve nuk ka të regjistruar procedim penale, që të kërkohet me letërporosi informacion siç e parashikon ligji në rastet e tilla. Pasi për verifikimet për llogari të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësit nuk e kanë parashikuar faktin që të kërkohet informacion edhe me letër-porosi nëse shtet përkatëse nuk kthejnë përgjigje.

Nga ana tjetër, mësohet se prokuroria ka marr përgjigje negative nga disa shtetet të europolit edhe për dy kryebashkiakët, atë të Poliçanit Adriatik Zotkaj, kreun e bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi dhe kryetarin e Pogradecit Eduard Kapri.

Sipas prokurorisë, përgjigjet janë të disa shteteve të BE-së ndërkohë ka edhe vende të tjera brenda BE-së, të cilat ende nuk kanë kthyer përgjigje për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që dhanë gjurmët e gishtave për llogari të verifikimit bazuar në ligjin për dekriminalizim.

Ishte kërkesa e prokurorisë, që detyroj 5 deputetet Rakipi, Mamo, Gaçi, Rehovica e Fufi të shkojnë pranë laboratorit të policisë shkencore duke i dhënë gjurmët e gishtave. Gjurmë të cilat më pas ju dërguan Europolit për t’i verifikuar me personat me precedent penal në zonën e BE-së dhe gjetkë.

Ky veprim procedural, u krye pasi u ngritën dyshime se 5 deputetët dhe tre kryetarët e bashkive janë përfshirë në krime të rënda penale, por me gjeneralitetet të ndryshme. /AbcNews/a.m.

Next Post
SFIDA monitoron Ministrinë e Bujqësisë: Administrata në fushatë

SFIDA: Negociatat Rama-Basha pa dëshmitarë, si takimet e Cosa Nostras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In