• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shenja varfërie, shqiptarët shpenzojnë thuajse gjysmën e të ardhurave për ushqime

by Java News
18/11/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Institutit të Statistikave, konsumi real rezulton me rritje zero gjatë vitit 2015, ndërsa shqiptarët janë detyruar të rrisin shpenzimet për ushqime e të ulin shpenzimet për gjithçka tjetër, me përjashtim të energjisë elektrike.

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, fondi për konsum ushqimor i shqiptarëve ka pësuar rritje në raport me shpenzimet e tjera, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.

Gjatë vitit 2015, familjet shqiptare shpenzuan 48.7 për qind të parave për të mbuluar konsumin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, nga 44.3 për qind që patën shpenzuar për të njëjtën kategori në vitin 2014.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve që u publikua të enjten nga INSTAT, konsumi i familjeve shqiptare pësoi një rritje nominale prej 1.9 për qind, e barabartë kjo me indeksin e çmimeve të konsumit, duke bërë që konsumi real të mbetej në vendnumëro.

Sipas INSTAT, konsumi mesatar mujor i familjeve shqiptare qe 70,766 lekë për vitin 2015, me një rritje në vlerë nominale prej 1.9 për qind në krahasim me vitin 2014, kur konsumi qe 69,442 lekë për familje në muaj. INSTAT nënvijëzon gjithashtu në raport se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë vitit 2015 u rrit me 1.9 për qind.

Por ndërsa konsumi mesatar i familjeve nuk është rritur, struktura e konsumit ka pësuar ndryshime thelbësore. Në krahasim me vitin 2014, shqiptarët rezultojnë të kenë shpenzuar shumë më tepër para për konsum ushqimor vitin e kaluar, ndërsa me rritje të ndjeshme qenë edhe shpenzimet për banesën, ujin dhe energjinë elektrike, shtesë që u mbulua nga rënia e shpenzimeve për grupmallra të tjera, përfshirë mobilimin e shtëpive, arsim, argëtim e kulturë apo komunikim.

” Ndryshimi më i madh është regjistruar në grupin “shpenzime ushqimore dhe pije jo-alkoolike”, i cili ka një rritjeprej 4,4 përqind në krahasim me një vit më parë”, shkruhet në njoftimin e INSTAT.

“Grupet që kanë regjistruar uljet më të mëdha në strukturën e shpenzimeve për konsum gjatë kësaj periudhejanë “Arsimi” me 2,1 përqind dhe “Shëndeti” me 1,2 përqind,” shtohet në njoftim.

Shkaku për rritjen e shpenzimeve për ushqime duket se lidhet ngushtësisht me ecurinë e çmimeve. Ndërsa inflacioni mesatar i përgjithshëm i vitit 2015 qe 1.9 për qind, inflacioni i grupit të ushqimeve qe 4 për qind ndërsa inflacionet e grupimeve të tjera qenë negative.

Shqiptarët shpenzonin deri në 70 për qind të parave të tyre për të mbuluar konsumin ushqimor gjatë viteve 1980, por pas rënies së komunizmit dhe rritjes së ekonomisë, konsumi filloi të anojë nga mallrat dhe shërbimet e tjera. Vrojtimi i vitit 1994 mbi konsumin zbuloi se 69 për qind e parave të shqiptarëve shkonin për ushqime. Në vitin 2006, konsumi i ushqimeve zinte 48 për qind të totalit ndërsa deri në vitin 2014, konsumi i ushqimeve ra në 44 për qind të totalit.

Përgjatë tetë viteve të fundit, shqiptarët janë detyruar të përballen me të ardhura më të pakta, ose me të ardhura në stanjacion ndërkohë qëçmimet kanë vijuar të rriten, duke detyruar shumë familje të kursejnë nga shpenzimet e tjera për të mbuluar nevojat për ushqime.

Në vendet e zhvilluara, konsumi i ushqimeve zë më pak se 20 për qind të kostos së përgjithshme të jetesës së një familjeje.

Konsumi për frymë

Instituti i Statistikave e kryen anketën e buxhetit të familjeve duke pyetur rreth 7,300 familje në të gjithë Shqipërinë. Për vitin 2015 llogaritet se në Shqipëri ka 764 mijë familje me madhësi mesatare katër anëtarë për familje. Konsumi mesatar për frymë rezulton 18,600 lekë në muaj, ose më pak se 600 lekë në ditë. Një shqiptar shpenzoi mesatarisht gjatë një muaji të vitit 2015 9,100 lekë për konsum ushqimor dhe 9,500 lekë për konsum joushqimor.

Qarku me konsumin më të lartë rezulton Tirana, ku familjet shpenzuan mesatarisht 81,700 lekë në muaj. Konsumi në Tiranë në terma nominalë ka pësuar një rritje të papërfillshme prej vetëm 0.1 për qind, gjë që do të thotë se në terma realë, banorët e këtij qarku qenë më të varfër se sa në vitin 2014. Për pjesën tjetër të vendit ka pasur disa luhatje të forta, në ulje dhe në rritje. Për vitin 2015, Qarku i Vlorës rezulton qarku më i varfër në Shqipëri ku familjet konsumuan mesatarisht 51 mijë lekë në muaj, me rënie 6.8 për qind në krahasim me vitin 2014. Qarku i Dibrës rezultoi me rënie konsumi prej 16 për qind ndërsa qarku i Kukësit rezultoi me rritje në masën 16 për qind./BIRN/a.k

Next Post
Vuante nga depresioni, gjendet e vetëvarur “E shëmtuara Beti” (FOTO)

Vuante nga depresioni, gjendet e vetëvarur “E shëmtuara Beti” (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një flamur gjerman për molotovët e revolucionit

March 22, 2026
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së

March 22, 2026
Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In