• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Merkel, mision në zonë krize

by
08/07/2015 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Angela Merkel po përgatitet të fillojë një mision diplomatik delikat në Ballkan, i cili do të prekë kryeqytetet e Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnjes.  Pa harruar, natyrisht, zhvillimet e vrullshme dhe të skajshme të krizës greke, e cila shtrihet pak më poshtë, në Jug të Gadishullit. Ky mozaik shtetesh dhe problemesh, është skenari i duhur për një lojtare të përmasave të Merkelit, me gjithë peshën politike dhe ekonomike të shtetit që ajo përfaqëson.

Merkel gjen një rajon ku “paqja më e madhe në histori”, e artikuluar shpesh nga politikanë si Edi Rama, sfidohet nga risqe tinëzare me impakt të lartë, si kriza greke, stanjacioni boshnjak, ngecja e dialogut serbo-kosovar apo edhe penetrimi i heshtur i Rusisë.

Është e para vizitë dypalëshe që një kancelar gjerman kryen në Tiranë. Të paktën kështu regjistrohet kjo vizitë e Merkelit në kryeqytetin shqiptar, ku ajo do të ketë rastin të diskutojë me Ramën dhe krerët e tjerë shtetërorë, për problemet e demokracisë shqiptare, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe flukset migratore që po shqetësojnë Berlinin dhe Europën e Bashkuar.

Kancelarja zbret në këtë cep të kontinentit, kur këtu po luhet ajo që shumë media botërore e kanë quajtur një “tragjedi greke”. Do të jetë interesante të shihet sesa do ta influencojë misionin diplomatik të kancelares problemi i madh grek. Pa harruar edhe për lodhjen nga integrimi, që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur ta përsërisin gjithnjë e më shpesh vitet e fundit. Kancelares do të duhet të tregojë se fuqia më e madhe e Europës di të menaxhojë në kohë reale të gjithë fashikujt shumëngjyrësh të dosjes delikate ballkanike. Një aftësi që ajo ka treguar se e ka dhe se di ta tregojë në kohën dhe vendin e duhur.

Next Post

1000 policë, helikopterë dhe qen anti-eksploziv për sigurinë e Merkelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com