• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shënim / Zgjedhja e gabuar e Presidentit Meidani

by A R
04/08/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nderuar President Meidani,

Në këto ditë të nxehta vere, ju keni qenë një personazh qëndror i lajmeve dhe kronikave në gazeta e televizione. Që një ish President të këtë rol të rëndesishëm në jetën politike të një vendi, kjo nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi. Javët e fundit ka patur mjaft raste që dëshmojnë se sa të rëndesishëm janë për shtetin personalitetet që kanë shërbyer në funksione të larta publike.

Ish Presidenti i Turqisë Gul, ndonëse një politikan jo fort i kënaqur me presidencen e Erdogan, ishte i pari që dënoi fort grushtin e shtetit në Turqi dhe i bëri thirrje ushtrisë turke të mos merrte urdhëra nga puçistët, por t’i bindej institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike në vend.

Ish Presidenti Sarkozy është në mesin e një beteje politike ndaj rivalit të tij Hollande, duke kërkuar te risjelle partinë  e tij UMP në pushtet.

Në SHBA, ish Presidentët më të mbaruar mandatin i dedikohen kryesisht iniciativave filantropike, përmes fondacioneve që krijojnë për të ndihmuar komunitete në nevojë. Zakonisht përzierja e tyre politike ndodh vetëm në konventat zgjedhore kur ata mbështesin kandidatët zyrtarë të partive të tyre.

Në të gjitha këto raste, Presidentët kanë qenë figurat qendrore të shtetit të tyre. Të zgjedhur me votë të drejtperdrejtë dhe me shumë kompentenca egzekutive, ata janë mjaft larg rolit ceremonial të Presidenteve shqiptare.

Por le t’i rikthehemi Shqiperisë dhe rastit tuaj.

Ne javët e fundit, teksa mes debateve të shumta Parlamenti miratoi reformën në drejtësi, që në momente të caktuara rrezikoi edhe të dështonte, Ju mund të kishit patur mjaftueshëm raste për të folur si ish President. Siç bënë Presidentët Moisiu e Topi. Për tu rreshtuar në krah të atyre që e mbronin dhe e donin reformën, pasi ju si ish Kryetar i KLD e dini se sa shume vuan drejtësia shqiptare e sa më shumë akoma vuajnë shqiptarët prej mungesës së drejtësisë. Por Ju zgjodhët të heshtnit dhe në ditët e nxehta të reformës, të tërhiqeshit për të pushuar në qytetin e freskët të Pogradecit.

Ndërkohë që, nuk nguruat asnjë çast të vetëm, t’i riktheheshit Tiranës së nxehtë për një drekë të stisur, e cila në kontekstin e thashethemeve politike të verës ishte thjesht një shoë që tentonte të dobesonte Edi Ramën dhe egzekutivin shqiptar (që i përket forcës tuaj politike) përmes kërcënimit publik të një qeverie teknike.

Ju zgjodhet që për zëdhënës të asaj dreke të kishit Koço Kokëdhimën, çka si fillim nuk ju bën nder Juve i dashur ish President.

Dhe kur opinionistët dhe publiku Jua vunë në dukje talljen në të cilën kishit rënë pre, reagoi fillimisht djali Juaj e më pas Ju vetë.

Ka diçka që nuk shkon President Meidani me reagimet e djalit Tuaj, i cili çdo problem të shqiptarëve e lidh me ish Drejtoreshën e Doganave dhe faktin pse eshte hequr padrejtësisht nga puna. Edhe njëherë, Elisa Spiropali mund të jetë mekatarja më e madhe në këtë vend, por ama edhe “fiksimi” i djalit tuaj për të qenë doemos i punësuar në dogane ngre pikëpyetje jo të vogla.

Pasi problemet e shqiptarëve nuk varen nga ku është i punësuar apo përse është larguar nga puna Deni. Qeveritë e zgjedhura me votat e popullit nuk goditen, aq më pak rrëzohen, prej mllefit të një babai ndaj Kryeministrit që nuk i mban në punë djalin 30 e kusur vjecar.

Dhe së fundi, një ish President, nuk i hakërrehet medias dhe publikut duke përdorur një gjuhë vulgare si e Juaja në postimin e fundit. Pasi po e njëjta media dhe po i njëjti publik Ju boton dhe lexon çdo shkrim Tuajin, edhe kur është i gjatë, i lodhshëm e aspak interesant, për arsyen e thjeshtë se Ju jeni ish President i Republikës.

Ndaj, në këto ditë të nxehta vere, zgjedhja Juaj e parë ishte më e mira. Pogradeci është një qytet i freskët, me klimë të mirë, ku të gjithë mund të shplodhen e të gjejnë më shumë qetësi. /Marrë nga Lexo.al

Next Post

Ambasadori polak: Reforma në drejtësi, hap përpara për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In