• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim/ Tek sheshi, tek sheshi…mungon Doktori

by
22/05/2015 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Kur Berisha hesht para Eni Vasilit.

Edhe ai e mohoi, edhe ajo nuk insistoi. Sali Berisha me Eni Vasilin. Të dy së bashku lanë pezull dhe i dhanë më pak se një minutë kohë pyetje-përgjigjes më të rëndësishme të intervistës së ish-kryeministrit në Studio e hapur. Sepse ishte një argument që u mbyll menjëherë. Berisha tha thjesht se kishte besim të plotë në fitoren e PD-së, se kjo që po ndodh nuk është fushata e tij dhe se: “Nuk do të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë dhe nuk do të zbresë në terren”. Doktor Berisha tha se ky është një vendim i pandryshueshëm i tij sepse ka dhënë dorëheqjen. Dhe…pastaj heshtje, pasoi direkt pyetja tjetër. Gazetarja Vasili nuk e futi me thellë dorën në plagë: Berisha pa fushatë në fushatë.

Në vitin 2011 për Tiranën konkuronte kryeministri aktual Rama me kryetarin aktual të PD-së Basha. Atëherë ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PD-së zgjodhi të bëjë një veprim që nga shumëkush u quajt lëvizje inteligjente. Abstenoi në fushatën për Tiranën. Nuk u duk në asnjë ditë në kryeqytet. Një zgjidhje që ndikoi fort në fitoren topalle të zotit Basha me patericat e Ristanit dhe kadinjve të kolegjit zgjedhor. Në publik mungesa e Doktorit që gjendet kudo dhe shpesh edhe në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë, u perceptua si një ndarje mes të djeshmes dhe të nesërmes së PD-së, mes atij që të bënte gjëmën, (Doktori) dhe çunit të mirë (Bashës). Me gjasë, një pjesë e votave u fituan dhe në këtë mënyrë. Por atë që nuk e bëri në Tiranë dhe me Tiranën, Berisha e bëri për ato zgjedhje lokale në të gjithë Shqipërinë, ku garantonte në çdo cep të mjerë të vendit, parajsën që vetëm ai e shihte. Humbi në çdo qytet bregdetar dhe nga qytetet e mëdha, fitoi vetëm Shkodrën, nëse nuk quhet fitore grabitja e kryeqytetit me procedurë. Por kjo është histori e të shkuarës.

Eni Vasili dje ishte fiks përpara ulërimës, historisë së paralajmëruar të së ardhmes: për herë të parë që nga viti i largët 1991, Doktori thotë që nuk do të përfshihet në fushatë elektorale. Dhe ajo heshti. Ky ishte një moment i madh, kjo është ndarja e madhe me një epokë që vetë Doktori e paralajmëroi, që e nisi si të tillë me zërin e ngjirur të shesheve të Shqipërisë komuniste dhe e mbylli në studion e hapur të Enit.

Rrjetet sociale, me ligësi e dashakeqësi dhe me shumë ironi, për fat të keq, reaguan keq: ata thonë se të qeshurat që shkaktonte dikur Doktori që bëri të qajnë rregullisht të paktën gjysmën e shqiptarëve, po zëvendësohen nga një tjetër Doktor që i bën të qeshin të gjithë shqiptarët pa dallim. Por kjo as nuk është e vërtetë dhe as nuk është e ndershme të thuhet. Ose mund të thonë vetëm të paktën gjysma e shqiptarëve, popull i majtë që nuk e ka dashur kurrë Doktorin e zemrës.

Next Post

Fëmijëve u jepni akullore nëse refuzojnë qumshtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com