• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim / Të shtënat për luftë dhe për dasmë

by
11/05/2015 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

 

Krismat e armëve për shqiptarët dëgjohen edhe në luftë, edhe në dasmë. Ato të luftës në çdo ditë jave, ato të dasmave, vetëm të dielave, zakonisht. Kjo e diel ishte një ditë e rëndë për shqiptarët e Maqedonisë dhe rrjedhimisht, për të gjithë shqiptarët. Por nëse në Kumanovë luftohej me parimin e shumë pikpyetjeve sepse ende nuk dihet saktë kush me kë, ku dhe pse, në Gjirokastër luhej dasma e madhe ballkanase.

Një kontrast i fortë mes një thagme që përfshin shqiptarët e Maqedonisë në një aventurë tragjike që i sheh ata shpesh si viktima dhe asaj që kalaja e hershme e Gjirokastrës kërkon të dëshmojë për Ballkanin e së nesërmes. Për t’i folur të ardhmes nëpërmjet të shkuarës; duke e treguar Ballkanin e të djeshmes, me një foklor që është kryesisht pronë e përbashkët, me personazhe, motive dhe tinguj që shtegtojnë pa viza në atë hapësirë të përgjakur të djeshme, njëlloj si në hapësirën e sotme Shengen.

Eshtë koha të shihet nga fqinji, edhe nga maja e bedenave të kalasë së Gjirokastrës. Duhet bërë menjëherë. Duhej bërë që dje… edhe përtej retorikës me vëllezër gjaku e gjuhe, përtej retorikës shpesh parafabrikate me stabilitet rajoni, përtej komplekseve të zakonshme shqiptare të trashëguara nga një e shkuar e afërt e frustrimit të gjatë dhe mbi të gjitha, pa ngarkesa folklorike. Edhe pse çdo e sotme, vjetërohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme në një kohë të jashtëzakonshme si kjo e tashmja. Sidomos në Ballkan, ku shpesh, si rregull dhe jo sai përjashtim, për të kuptuar të nesërmen duhet të njohësh të shkuarën. Edhe atë folklorike, madje.

 

Next Post

A është montazh videoja e parë e ofruar nga policia maqedonase?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In