• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM / Si e përndoqi vetë LSI-ja Nasip Naçon për Reformën në Drejtësi

by A R
06/01/2021 12:30
Kryetari i LSI Ilir Meta dhe ministri i Ekonomise Nasip Naco, gjate Konventes Studentore te LRI, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB.

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe ministri i Ekonomise Nasip Naco, gjate Konventes Studentore te LRI, ne Teatrin e Operas dhe Baletit, TKOB.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar shkurtimisht sot për deklaratën e Nasip Naços i cili ka vendosur t’i bashkohet PS-së. Duke përdorur një zë periferik, partia e Kryemadhit e ka cilësuar ish-ministrin e saj si një bodyguard të Blendi Klosit. Dhe kjo, vetëm pse Naço është shfaqur në Berat në krah të ministrit.

Por ajo që LSI fsheh është fakti se ka qenë ajo vetë që e ka përzën Naçon nga postet që fillimisht i ka besuar. Kryesisht sepse këto poste lidheshin drejtpërdrejt me hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi. Do të ishte e tepërt të përmendej me detaje lufta që PD dhe LSI i shpallën qysh në fillim reformës në fjalë dhe që sot e vijojnë kryesisht përmes Ilir Metës si President. Megjithatë, tre vite më parë LSI e zëvendësoi Naçon si ministër me Ylli Manjanin, por nuk u mjaftua me kaq.

Në shkurt të vitit 2018, Naço u largua edhe nga nënkomisioni ‘AdHoc’ për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Largimi i Naços u bë me kërkesë të vetë partisë së tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dhe nëse herën e parë ish-ministrin e zëvendësuan me Manjanin, këtë radhë vendin e tij në nënkomision ia dhanë Silva Cakës, e cila njihet për afërsinë me kryetaren Monika Kryemadhi. Caka kishte marrë asokohe mandatin, pas shkarkimit të Gledion Rehovicës, i cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. Si Caka edhe Rehovica vinin nga listat e Beratit.

Ky zëvendësim nuk u kundërshtua aspak nga LSI, por përkundrazi: Kryemadhi e mbështeti hyrjen në Kuvend të Silva Cakës. Sot, partia e çiftit Kryemadhi-Meta kanë zgjedhur ta anatemojnë Naçon përmes zëdhënësve të tyre, duke mos ia harruar inatin për Reformën në Drejtësi.

/JavaNews/A.Rada 

Next Post
Shqipëria në “shtetrrethim” për tre javë: Ndalohen lëvizjet pas orës 22:00, kufizim edhe restoranteve e bareve

Komiteti i Ekspertëve publikon të dhënat: Po shtohen infektimet e moshave 25-34 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In