• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shënim/ Përballë Doktorit edhe Sali, edhe Shabë, edhe Shkabë

by
09/05/2015 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Lorenc Vangjeli

Keti ka edhe një tjetër betejë

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Sali Shaba apo Shkaba e politikës shqiptare, siç kanë qejf ta quajnë kritikët e tij, nuk do të rrinte pa futur hundën aty ku vë edhe veshin për të përgjuar, edhe syrin për të parë se çfarë po ndodh. Dhe nëse as hunda me aromat, as veshi me tingujt dhe as syri me pamjet nuk i thonë gjë, ai do të thotë megjithatë thagmën e rradhës. “Pasuria e saj është me tytë revolesh. Kujt ia mori Keti pasurinë?! Si na lindi Keti pasunare e madhe?! Si na u bë?! E bija e një ish të përndjekuri?! Me revolen ndaj kujt? ! Jua them unë: Me revole ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion”, kjo është fraza-akuzë që Sali Berisha tha ndaj kandidates së koalicionit të majtë për bashkinë e Shkodrës. Si një skenar filmi, por pa fund ende.

A mund të imagjinohet skena për të cilën Berisha betohet se ka ndodhur? Errësirë e plotë, një rrugicë shkodrane, nga dy anët banesa private me mure të lartë, hëna e fshehur në re të dendura e të zeza, heshtje e thellë dhe Keti dhe i dashuri i vet sapo kanë ndaluar makinën. Ajo bën sikur zbret nga dera e pasagjerit, por nxjerr papritur nga çanta një pistoletë me dorezë të kromuar, ja vë atij në kokë dhe në dorë i vë një deklaratë noteriale për faljen e pasurisë së tij dhe kalimin e saj në emrin e vet. Në fillim ai nuk e kupton se çfarë ndodh, heziton, i dhemb koka, por pastaj firmos dhe Keti gdhihet e pasur të nesërmen.

E gjithë kjo dramë që dukej se ndodhte në errësirë, kishte megjithatë një dëshmitar. Një nga ata dëshmitarë që kishte dalë për të gjuajtur çifte në errësirë, sipas zakonit, dhe që u ndodh përpara të papriturës së pazakontë. Që pati dilemë ta tregonte që në momentin e parë, e pëshpëriti në momentin e dytë dhe pastaj e tregoi në një moment të tretë. Në Parlament. Dhe çfarë ndodhi më pas? Keti e paditi Doktorin për shpifje. Dhe kjo nuk është hera e parë e natyrisht mund të jetë hera e parë e një telashi vërtet serioz për Doktorin. Tre vjet më parë, në një situatë të ngjashme përballë një gruaje tjetër, zonjës Aneta Rama, ai u soll si “burrë” përballë akuzës për shpifje dhe u fsheh në gjykatën e lartë. Kësaj rradhe, prej dy vjetësh nuk ka më antiplumbin e pushtetit. Ka gjithë jetën që e ka bërë një gjë të tillë, u ka treguar syve, veshëve dhe hundëve të gjithë shqiptarëve shijen më të keqe të të bërit politikë. Përmes shpifjes, përmes mashtrimit apo gjysëm të vërtetave që shpesh janë më shumë se vetë mashtrimi. Kësaj rradhe edhe me një akuzë të një tipi të ri, që vërtet nuk i mungojnë armët që preferon Doktori zakonisht, por që i shtohet edhe pak eros dhe dramë erotike.

Keti ka një betejë në 21 qershor. Në krah ka dy aleatë si Rama e Meta dhe disa dhjetra mijëra qytetarë shkodranë që do të zgjedhin me votë. Por Keti ka një betejë tjetër ndoshta edhe më të madhe se ajo për bashkinë: ka betejën sy ndër sy e dhëmb për dhëmb me Doktorin. Nëse e fiton atë betejë, nëse e detyron Doktorin që të dorëzohet në gjykatën e lartë (kjo maxhorancë ka nisur edhe një refomë të thellë për drejtësinë), Keti do të fitonte betejën e betejave. Do të fitonte aty ku gjithkush i ka hapur rrugë Doktorit në më shumë se 20 vjet. Sepse Doktori shkeli keq kësaj here. Edhe si Sali, edhe si Shabë që s’le vrimë pa futur hundën e tij, edhe si Shkabë që nuk dorëzohet kurrë, ai rrezikon të ndëshkohet dhe për një gjë tjetër: për mos kallëzim krimi. Sepse sipas variantit të tij Keti ka bërë një krim dhe ai, po sipas variantit të tij, nuk ka shkuar ta denoncojë në prokurori.

Next Post

PS: Basha tallet me qytetarët, flet për suksese imagjinare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

I dënuar me burg për plagosje, ekzekutohet vendimi i gjykatës për 25-vjeçarin në Tropojë

March 5, 2026
Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

Kurti vijon sot përpjekjen për të zgjedhur Presidentin, Konjufca kërkon propozime nga opozita

March 5, 2026
Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në terren

March 5, 2026
Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

Berisha dhe Topalli kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit? Deputetja demokrate sqaron votat: Lapsus

March 5, 2026
Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

Brenda mekanizmit të pushtetit në Iran. Kush e mban në këmbë regjimin në kohë lufte

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In