• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM / Palmira, perla antike e shkretëtirës siriane

by A R
27/03/2016 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trupat e regjimit sirian rimorën plotësisht qytetin antik të Palmirës nga kontrolli i ISIS-it. Ushtria siriane mori kontrollin e Palmirës, që ishte në duart e ISIS-it që prej një viti.

Më poshtë vijojnë një seri faktesh për këtë qytet, i konsideruar si perla e shkretëtirës siriane:

– Palmira, që ndodhet në qendër të Sirisë, daton prej 2 000 vjetësh dhe është regjistruar nga UNESCO-ja si pjesë e trashëgimisë botërore.

– Para fillimit të konfliktit në Siri, në vitin 2011, mbi 150 mijë turistë vizitonin çdo vit këtë oaz të shkretëtirës, 210 kilometra në verilindje të Damaskut, ku gjenden rreth 1 000 kolona si edhe një nekropol gjigante me 500 varre.

– Në gjysmën e parë të shekullit I, Palmira bëhet pjesë e provincës romake të Sirisë.

– Me kalimin e viteve Palmira bëhet një qytet i pasur falë pozicionit gjeografik si pikë tranziti e rrugëve nga Persia, India dhe Kina drejt Perandorisë Romake dhe tregtisë së erëzave, parfumeve, mëndafshit dhe fildishit nga këto vende.

bn– Në vitin 129, Palmira u shpall qytet i lirë nga perandori romak, Hadrian dhe përjetoi më pas epokën e saj të artë në shekullin II.

– ”Qyteti u ndërtua sipas një strukture perëndimore, kishte një agora, rrugë të gjera, teatro, tempuj dhe mund të krahasohej me Romën”, thotë Marielle Pic, shefe e Departamentit të Antikiteteve të Orientit në muzeun e Luvrit.

– Fuqia e qytetit kulmoi në shekullin III në kohën e mbretëreshës Zenobia, e cila sfidoi edhe Perandorinë Romake.

– Në vitin 267, guvernatori arab i Palmirës, Odeinat vdiq në mënyrë misterioze. Bashkëshortja e tij, Zenobia mori pushtetin në vitin 270, pushtoi Egjiptin dhe dërgoi trupat në Bosfor, përpara se të rrëzohej nga froni, në vitin 272, nga perandori Aurelian.

– Në kohën e Hafez al-Assadit, babait të presidentit aktual Bashar al-Assad, Palmira njihet si vendi i masakrës kundër qindra të burgosurve, gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar.

– ISIS-i që kishte kontrolli prej një viti, ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të qytetit antik.

ATSH

Next Post

Humbje milionshe të Serbisë nga bllokada e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In