• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM/ Kush ia ka ndërsyer Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës çetën mediatike të Berishës?

by Java News
21/07/2023 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pse Arben Ahmetaj i ka ndërsyer Veliajt dhe inceneratorit të Tiranës çetën mediatike të Berishës, vizatimi i një oktapodi 20-vjeçar korrupsioni në dosjen e SPAK-ut

Në 320 faqe relacion për argumentimin e kërkesës për arrestimin, SPAK arrin në konluzionin se Arben Ahmetaj ishte pronari real i inceneratorëve, ashtu siç e kam deklaruar me qindra herë.

Pazari u kris kur Ahmetaj tentoi që këtë biznes t’a kalonte për menaxhim në duart e një biznesmeni (hinkë e parave të kokainës), i cili çuditërisht del që mbulon me para kapsollen mediatike të Ridvan Bodes, ‘lapsin e thyer’ dhe Syrin e nongratës.

Arsyet se pse Ahmetaj u kujdes deri në detaje për finalizimin e procedurave për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa ngrysi vetullat për Tiranën, ka të bëjë me faktin se inceneratori i Tiranës po i dilte nga duart si biznes dhe nuk iu garantua përqindja e pretenduar si një pronar real, siç ishte për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Dhe lufta që ka nisur Ahmetaj ndaj Veliaj, përmes një çete mediatike që e sponsorizon nga Arratia me para korrupsioni, ka të bëjë me luftën për të rimarrë inceneratorin e Tiranës, që Ahmetaj e sheh si një biznes që ia kanë rrëmbyer.

Në një relacion prej 320 faqesh, SPAK vizaton me prova Arben Ahmetajn si ‘oktapodin’ më të paimagjinueshëm të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, me aktivitet dinamik prej dy dekadash.

Me anë të rrjetit të tij dhe influencave, Ahmetaj arriti të kontrollonte Tatimet, Doganat, OSHEE, ministritë e Financave dhe Ekonomisë, letrat me vlerë, privatizimet, Drejtotrinë për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ILDKPKI, koncensionet, fondet e rindërtimit, fondet e pandemisë, tenderat në pushtetin vendor si dhe të kapte disa ish kryebashkiakë të Përmetit, Korçës, Pogradecit, Elbasanit, Fierit etj., siç edhe faktohet në dosjen e SPAK.

Rrjeti i parë i Ahmetaj përbëhej nga kunetërit, të dashurat, rrethi miqësorë dhe ushtarë të besuar, të cilët kishte mundësuar t’i emëronte në poste kyçe, pozicione të cilat i mbajnë ende sot.

Rrjeti i dytë i Arben Ahmetajt, sipas dosjes së SPAK, përbëhej nga klientë të konsoliduar dhe biznesmenë, për të cilët diktonte para publike në vlerë qindra milionë euro, koncensione, prona publike, godina, leje, licenca dhe favorizime të tjera.

Rrejti i dytë i kthente Ahmetajt, një pjesë të pasurive publike të përfituara në mënyrë të paligjshme për shkak të tij, ndërsa i mbulonte Ahmetajt investimin e parave në pasuri të palujtshme si vila dhe apartamante.

Ahmetajt, sipas dosjes së SPAK-ut, ka një raport të konsoliduar korruptiv me të ashtuquajturit oligarkët kryesorë në vend. Ata çuditërisht nuk përmenden me emra në dosje, por nënkuptohen në dhjetëra episode korrupsioni dhe pastrimi parash të Ahmetajt.

Rastësi apo jo, këta oligarkë financojnë çetën mediatike të Tigrit, me të cilën ka nisur të sulmojë Erion Veliajn. Rastësi apo jo, anëtarë e çetës janë ish zyrtarë të korruptuar të PD-së, fanatikë të Sali Berishës, gazetarë me vila në Rolling Hills, Palasë, Kodrën e Diellit dhe Gjirin e Lalzit, gazetarë shfaqen duke pirë puro me Arben Ahmetajn, gazetarë me vila dhe televizion edhe pse me rrogë 300 USD, analistë me makina luksoze, që shëtisnin në Fuoristradat me xhama të të PD-së në fushta elektorale etj.

Disa anëtarë të çetës, në 320 faqe relacion për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetaj, kanë nisur të kërkojnë me dëshpërim ndonjë paragraf për Erion Veliajn.

Thuhet se Veliaj ka propozuar incenerimin e mbetjeve për Tiranën. Do të ishte gati inkriminuese për një kryebashkiak që nuk bën propozime dhe nuk merr masa për adresimin e problemit të mbetjeve. Mënyra e realizimit të këtij procesi është një histori tjetër.

Fija që ndan një propozim në interes të publikut nga një propozim korruptiv, është nëse propozuesi ka përfituar apo jo të mira materiale nga propozimi i tij.

Deri më tani nuk ka asnjë evidencë që Erion Veliaj të ketë përfituar të mira materiale nga inceneratori i Tiranës. Nëse SPAK ose ndonjë gazetar e zbulon një provë të vetme, Veliaj t’i rezervohet fati i Ahmetajt.

Deri më sot nuk ka!

Next Post
Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë. Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë. Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

Skandali i korrupsionit që tronditi Qipron, Presidenti: Videoja, një sulm i luftës hibride ruse

January 14, 2026
Rast tjetër evazioni/ Tatimet sqarojnë publikun për sulmin me lajmet e pavërteta

“Kanë ndryshuar fashat e pagave”, reagojnë Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

January 14, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Shqipëria ka nevojë për amnisti politike! Mos na hapni barkun me..

January 14, 2026
Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

Të dështuara sistemet ajrore ruse gjatë sulmit amerikan/ Venezuela e zhgënjyer: Rusia është një tigër prej letre!

January 14, 2026
Mblidhet sot Parlamenti, cilat janë projektligjet që do të diskutohen

Zbardhet “Plani i Veprimit” të Kuvendit të Shqipërisë: Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda Korrikut

January 14, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

VIDEO-LAJM/ 1.1 milion euro Kuvendi luksoz i Rithemelimit: A është hetimi pasuror i Berishës edhe fundi i tij politik?

January 14, 2026
Nëntori i Braktisjes së Berishës

Protesta e 24 janarit e thirrur nga Berisha/ Merret vendimi në PD, ja ora në të cilën do të zhvillohet

January 14, 2026
Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

Ukraina pa energji, ujë dhe në -19 gradë, amerikanët do të shkojnë në rusi të takojnë Putinin

January 14, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

Zgjedhjet për President të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen më 16 shkurt

January 14, 2026
Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

Donin një “qitës”/ Çopjat kërkonin të lironin nga burgu Altin Ndocin me çdo kusht, zbulohen bisedat në Sky ECC

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In