• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

SHËNIM / ‘Jemi vëllezër’ pas 1000 vjetësh

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Papa Françesku dhe patriarku ortodoks rus Kirill bënë dje në Kuba një hap historik për bashkimin e kristianizmit duke zhvilluar takimin e parë mes dy krerëve të dy besimeve më të mëdha kristiane që prej një mijë vitesh.

Pas një takimi ballë për ballë të paprecedentë mbushur plot emocione, dy krerët e kishës katolike dhe të kishës kryesore ortodokse shprehën me keqardhje në një deklaratë të përbashkët plagën e shkaktuar nga konfliktet e së shkuarës dhe të tanishme mes kristianëve.

“Të ndërgjegjshëm që shumë pengesa mbeten për t’u kaluar, ne shpresojmë që takimi unë do të kontribuojë në rivendosjen e këtij bashkimi të dëshiruar nga Zoti”, theksuan ata në këtë deklaratë të nënshkruar në përfundim të një takimi prej dy orësh në një sallon të vogël të aeroportit të Havanës.

“Me këtë takim të paprecedentë që prej ndarjes në vitin 1054 mes kishës së Orientit dhe të Perëndimit, bashkimi është në rrugën e duhur”, komentoi para medias Jorge Bergoglio, pak para se të nisej për në Meksikë ku pritet të zhvillojë një vizitë pesë ditore.

Sikurse pritej dy personalitetet i kërkuan gjithashtu politikanëve të ndërhyjnë për mbrojtjen e kristianëve në Orient, viktima të luftës në Siri dhe të zgjerimit të grupit Shteti Islamik në rajon.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime urgjente për të penguar dëbimin e kristianëve nga Lindja e Mesme (…) Në Siri dhe në Irak, dhuna ka marrë tashmë mijëra jetë, duke lënë mijëra njerëz pa strehim dhe pa burime”, shkruhet në tekstin e përbashkët.

“Një ndihmë humanitare e shkallës së gjerë është e domosdoshme për popullsitë që vuajnë dhe për numrin e refugjatëve në vendet fqinje”, vlerësuan dy krerët fetarë.

“Jemi vëllezër”

Që prej vitit 1964, shumë takime janë zhvilluar mes një pape dhe patriarkut të Kostandinopojës, teorikisht shefi shpirtëror i botës ortodokse, por që ka autoritet direkt vetëm mbi 3,5 milionë besimtarë.

Në të kundërt, krerët e kishës së Romës dhe të Moskës (më shumë se 130 milionë nga 250 milionë ortodoks) nuk janë takuar që prej një mijë vitesh.

Gjatë këtij takimi, ata prekën gjithashtu çështjen e kishës greko-katolike “uniate” (të bashkuar). Që është prezente në perëndimin nacionalist të Ukrainës dhe në konflikt me Moskën, kjo kishë është objekt i ndarjes mes Romës dhe Moskës.

“Ortodoksët dhe greko-katolikët kanë nevoj të bashkohen dhe të gjejnë forma të koegzistencës së përbashkët të pranueshme”, njoftuan dy personalitetet në deklaratën e tyre.

Duke pranuar se metoda e “uniatismit” të së shkuarës, përfshirë bashkimin e një komuniteti me një tjetër, duke e shkëputur nga kisha e tyre, nuk është një mënyrë për të fituar unitet, Kirill dhe Françesku i njohën “uniatëve” të drejtën për të ekzistuar dhe të bëjnë gjithçka është e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave shpirtërore të besimtarëve të tyre.

Në përfundim dy krerët e dy kishave shprehën përputhshmërinë e tyre për tema si familja, martesa, aborti apo eutanazia dhe rikonfirmuan përkatësinë e tyre në rrënjët e krishtera të Evropës.

ATSH

Next Post

Manipulimi i zgjedhjeve, lihet i lirë Themelko i Pustecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In