• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHENIM/ Idiotët e një kohe idiote dhe pafuqia e shtetit: Ku i ka rrënjët tragjedia rrugore e së premtes?

by Java News
26/06/2021 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që ndodhi mëngjesin e së premtes, me shuarjen e një familjeje në një aksident, ndër më të rëndwt në vite, ku shkak qe shpejtësia e një të riu me një makinë luksoze, është dhe një sëmundje e kohës që jetojmë. Është mes shumë atyre sëmundjeve, fenomeneve, trendeve, prirjeve, frymës, e cila ka të bëjë dhe me eshpin konsumerist.

Është një epsh që mjaft të mos kesh vetëfrenime etike, vetëdije dhe edukatë të mjaftueshme si një antikorp ndaj viruseve kërcënuese, dhe të merr para, të shndërron gati në kafshë, pa atë elementin e mendimit dhe etikës që e dallon njeriun nga gjallesat, me organe si ai por pa ndërgjegje, pa mend, pa shpirt.

Kafshë! – nga sa e sa gojë ka dalë, apo del në raste të ngjashme, kjo ofezë për ata që për qejfet e tyre, shfrenimet hedoniste, marrin jetë njerëzish. Kështu ndodhu pra të premten në aksin Fier – Vlorë.

Skenë e qartë: tre të rinj, me gjasë çakërqejf, në një automjet që nuk përkon me djersën apo aftësitë por me shprishjen e tyre karakteriale, marrin jetën e një familjeje modeste, nga ata që punonin e jetonin me djersë dhe që e shihnin si njerëz jetën dhe kuptimin e saj.

Edhe fizikisht, kafshë të tërbuara i vënë përpara, pa mëshirë, pa u funksionuar asgjë njerëzore, derisa u marrin jetën.

Çfarë duhet te lexojë shtetit në këtë rast, diçka që është brenda fuqive të tij? Atë që, për shkak të kohës së çmendur që jetojmë, realiteti është përplot bisha të tilla. Dhe nuk është si me krimin që fshihet apo ndodh të jetë i kamufluar. Ata janë aty, çdo ditë, në rrugët e qyteteve, edhe ne ato nacionale; çapaçulë apo dhe të fortë në fillime garipllëku, duke ngarë makina të shtrenjta. Se ç’qënie idiote janë, para se të jenë vrasës, dallohen që nga muzika që dëgjojnë, idiote po si ata. Më pas vjen pjesa e frikshme e tyre, e cila rrezikon apo merr dhe jetë, pasi shpejtësia është rrjedhojë e pashmangshme e llojit të makinës, si dhe e natyrës së tyre idiote.

Dhe jo të gjithë i kanë ato nga prindër biznesmenë; i kanë më së shumti nga burime që merren lehtwsisht me mend. Dhe, një shtet i përgjegjshëm, një polici në lartësinë e detyrës, do mjaftohej me një vetting rruge për t’u vënë free. Mjaft një ndalim dhe një vërtetim qoftë dhe gojor fillimisht se me ç’të ardhurash e kanë siguruar atë makinë.  Nuk është thjesht çështje gjobe apo ndëshkimesh klasike, duhet shkuar në rrënjë, duhen pamundësuar për atë stil jete që bëjnë. Nuk është e lehtë sigurisht. Pesha e një kohe, po aq iditote që po jetojmë, ndodh të dalë mbi forcën e ligjit apo dorën e hekurt të një shteti. Vendos gjoba sa të duash, blloko patenta, fut në burg për alkool, marrëzia në rrugë nuk ndalet gjithsesi.

Por kjo që ca birbo leshpadalë, idiotë katastrofikë, të bëjnë ligjin në rrugë, të na fyejnë, poshtërojnë, në fund dhe të na vrasin, është e patolerueshme. /tesheshi.com

/m.j

Next Post
Rama me “liri daljet” vetëm për gratë po sjell steriotipin e burrit shqiptar dembel

Shqipëria e ka Gjykatën Kushtetuese në Venecia!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In