• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHËNIM / Eurovizioni, jehona e rivaliteteve gjeopolitike

by A R
12/05/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Florence De Marignan / AFP

Perceptuar si një parim i unitetit evropian, konkursi i Eurovizionit, zhvilluar për herë të parë në Zvicër në vitin 1956, është kthyer në një jehonë të rivaliteteve kombëtare, ilustruar akoma më shumë këtë vit nga mosmarrëveshjet mes Moskës dhe Kievit mbi zgjedhjen e kandidates ruse.

Vendimi i Ukrainës, vend pritës i edicionit të vitit 2017, për ndalimin e hyrjes në territorin e saj të Julia Samoilova, për shkak të një koncerti të pazakontë të zhvilluar në Krime pas aneksimit të këtij gadishulli nga Moska, ka çuar në nervozizmin e Rusisë që nuk do të marrë pjesë zyrtarisht në kompeticion.

– Tribunë për Ukrainën –

Tashmë, në maj 2016 në Stokholm, kriza ruso-ukrainase u ftua në Eurovizion me fitoren e këngëtare ukrainase, Jamala. Këngëtarja e re që përmendi në këngën e saj “1944” deportimin e Tatarëve të Krimesë nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte frymëzuar nga tregimet e stërgjyshes që kishte përjetuar këtë ngjarje tragjike të historisë sovjetike.

Rusia, që aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, protestoi në atë kohë dhe disa zyrtarë rusë denoncuan një fitore politike ndaj kandidatit rus, Serguei Lazarev, favorit për telespektatorët.
Dy vjet më herë, kandidati për Bashkinë e Kievit, Kiev, Vitali Klitschko u kishte kërkuar evropianëve të votonin për vendin e tij në shenjë solidariteti. Kandidatët rusë u fërshëllyen dhe fitorja e travestiti austriak, Conchita Wurst u interpetua si një tallje për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e kishte kritikuar.

– Ndryshimi i teksteve –

Disa herë, për të shmangur tensionet politike, pjesëmarrësit janë ftuar për të modifikuar apo ndryshuar këngët. Gjithashtu në vitin 2015, titulli i këngës së grupit armen “Don’t deny” (mos mohoni), konsideruar si një ultimatum shumë i drejtpërdrejtë për Turqinë që refuzon të njohë si gjenocid masakrat e armenëve në vitin 1915, u rititullua “Face the shadow” (Përballu me hijen).

Në vitin 2009, të paktën një vit pas konfliktit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë, organizatorët kërkuan që grupi gjeorgjian Stephane&3G të rishkruante këngën “We Don’t Wanna Put In”, kritikë e hapur kundër presidentit Putin. Gjerogjia refuzoi dhe nuk mori pjesë në konkurs.

Dy vjet më parë, Izraeli arriti të kalonte me “Push the button” (Shtypni butonin), interpretuar si një ftesë për të bombarduar Iranin. U vu re që asnjë vend arab nuk mori pjesë në Eurovizion.

Gjatë edicionit të vitit 2005, grupit ukrainas Greenjolly i është dashur të ndryshojë fjalët e këngës “Razom nas bagato” (Së bashku ne jemi shumë, himni i “Revolucionit të Portokallinjtë”) që solli opozitën pro-perëndimore në pushtet.

Përzgjedhja e papritur e këtij formacioni, krejtësisht i panjohur para revolucionit,shkaktoi në një lumë kritikash kundër pushtetit, akuzuar për manipulim të votimit.

– Pasqyrimi i marrëdhënieve Lindje-Perëndim –

Incidentet diplomatike gjatë Eurovizionit mund të jenë të panumërta, nga bojkoti i Austrisë në konkursin e organizuar në vitin 1969 në Spanjë në refuzimin e Armenisë për të marrë pjesë në edicionin e vitit 2012 në Azerbajxhan.

Por, ishte Lufta e Ftohtë që shënoi për kohën më të gjatë Eurovizionin. Krijuar gjatë kësaj periudhe nga televizionet publike perëndimore, konkursit të këngës iu bashkua që prej vitit 1961 Jugosllavia, që u shfaq si një gjest pavarësie nga Titoja përballë Moskës.

Në vitin 1968, në shtypjen e “Pranverës së Pragës” nga tanket ruse, Austria përdori gjithashtu simbolikën duke u përfaqësuar nga një këngëtar çek, Karell Gott.

Me rrëzimin e Perdes së Hekurt, anëtarësimi në Eurovizion ishte një prej vendimeve të para të ish-vendeve të bllokut sovjetik.

Next Post
BE miraton mekanizmin e pezullimit, sa rrezikohet lëvizja pa viza e shqiptarëve

Samiti G7, nga data 11-30 maj Italia pezullon lëvizjen e lirë 'Schengen'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In