• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Asnjë dialog, por vetëm monologje

by
14/05/2015 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ Sfiduesit televizive dhe të tremburit para ekranit.

Çfarë bën mirë për dikë është e dëmshme për dikë tjetër, çfarë dikush e ëndërron fort dhe shpreson tek ajo, dikush tjetër e shtyn larg me tmerr e panik. Kështu ngjan se do të ndodhë dhe me idenë e ballafaqimeve mediatike të kandidatëve për bashkitë në Shqipëri. Nga Tirana në Durrës, nga Shkodra në Sarandë e Vlorë, nga Malësia e Madhe në Korçë e gjetkë, situata është e ngjashme, por për arsye të ndryshme. Nuk do të ketë pothuaj asnjë, absolutisht asnjë debat mes kandidatëve për kryetarë bashkish. Secili nga ta do të mbajë në këto pesë javë të mbetura fushate monologjet vetjake përpara mbështetësve të tij – zakonisht ata janë militantë që nuk ka nevojë t’u mbushësh mendjen për të votuar – dhe do të shohë, në rastin më të mirë në TV, çfarë i thotë kundërshtari i tij simpatizantëve të vet. Njëlloj sikur të jetonin në dy realitete të ndryshme, sikur janë drejtëza të kithta, sikur flasin gjuhë të ndryshme e sikur janë në botë që nuk përputhen gjëkundi.

Arsyet janë të shumta dhe tërësisht individuale dhe të ndryshme rast pas rasti, por ato bashkohen në një pikë së paku: në besimin apo jo tek aftësitë debatuese të kandidatëve. Për shembull në Tiranë, Veliaj që është në ujrat e tij të zakonshme në debat dhe një nga debatuesit më të mirë në vend, nuk le rast pa ftuar Kosovën që të dalin së bashku në panel, por Doktori shmanget. Kush e këshillon të thotë që ai merret me punë dhe jo me llafe, siç thotë Kosova, ka parasysh pikërisht këtë gjë: përballë qetësisë së Doktorit, Veliaj mund të dalë fitues me fjalitë e tij të gjata e të pandërprera, përballë tonit të shtruar të njërit, toni i ndezur politik i tjetrit do të bënte diferencën në çdo kohë.

Në Tiranë historia është më e ndërlikuar nëse shtohet edhe fakti që bashkë me dy kandidatët e dy koalicioneve, konkurojnë dhe tre kandidatë të pavarur, dy nga të cilët janë gjithashtu mjaft familjarë me ekranin. Por për ta, as njëri dhe as tjetri nga kandidatët e dy koalicioneve zyrtare, nuk duket se do të bëjë asgjë që t’i faktorizojë më shumë në publik. Aq më tepër një debat të mundshëm.

Në të kundërt, në Durrës, është mtonjësja Duma që po e fton në debat Dakon që deri më tani nuk ka kthyer përgjigje. Një krijesë e mirëfilltë mediatike Duma mendon se ekrani do të bëjë diferencën dhe mund ta bënte një gjë të tillë nëse debati i saj me Dakon do të shihej vetëm video dhe jo audio.

Mjaft interesant do të ishte një duel televiziv në Shkodër ku dy kandidatett Ademi dhe Bazhdari, së paku nga larg japin të njëjtin premtim për garë të fortë në terren dhe me gjasa, do të afronin dhe një përplasje gjithashtu të fortë në ekran. Ndoshta ky mund të jetë debati i vetëm i mundshëm që do të zhvillohet. Në Shkodër pritshmëria e publikut do të ishte maksimale dhe debati do të ndikonte shumë në ngjyrën e votës në 21 qershor.

Në qytetet e tjera, në Vlorë, Korçë, Elbasan, Fier e gjetkë ka pak interes të vetë kandidatëve për përballje. Ata do të vazhdojnë ta shmangin vazhdimisht njëri-tjetrin, kur njëri është në një trotuar, tjetri do të kapërcejë në trotuarin tjetër, do të kontrollojnë nga larg çfarë thonë dhe si e thonë, do të presin herë njërin kryetar partie që ju vjen nga Tirana dhe herë tjetrin, por do të refuzojnë të ulen në një tryezë përballë një kamere (sidomos të televizioneve lokale) që t’i flasin në të njëjtën kohë njerëzve që do t’i qeverisin për katër vjet. Atyre që mund t’i votojnë pro dhe atyre që do t’i votojnë kundër. Në vend të kësaj, do të vazhdojnë edhe këto pesë javë monologjet e mërzitshme përpara militantëve që i ndjekin pas si trupë shëtitëse cirku. Si tradita hipokrite e të bërit politikë në Shqipëri. Ku shumë gjëra duken si sikur dhe bëhen me sikur. Si fushatat elektorale që po bëhet gjithmonë e më të ndritshme, por shumë më pak njerëzore, shumë më të bukura në formë, por më pak të dobishme. Njëlloj si ushqime OMGJ. Edhe të dëmshme.

Next Post

VIDEO/ Vajza shqiptare që përloti çiftin Erdogan - Poezia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com