• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shëngjin/ Nuk i faturonin energjinë hotelit, prangosen 4 punonjës të OSHEE-së

by Java News
09/05/2019 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër punonjës të OSHEE-së janë arrestuar, pasi nuk i faturonin energjinë elektrike pronarit të një hoteli në zonën e Shëngjinit. Të arrestuarit janë, tre specialistë leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE dhe një nga Lezha; A. Sh. 34 vjeç, B. Sh. 42 vjeç, J. D. 27 vjeç dhe G. M. 31 vjeç. Gjithashtu, është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie me akuzën e vjedhjes së energjisë pronari i hotelit M. N. 64 vjeç, banues në Lezhë. Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të  detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga hoteli duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.

Njoftim i plote nga policia 
Finalizohet operacioni “Task – Group”, i ndjekur me metoda speciale hetimi

Ndalohen 5 shtetas të implikuar me masa sigurie “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” 

Ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për  pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë. 

Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko – financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe dyshimeve të arsyeshme, se një subjekt privat, hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lezhë në muajin gusht 2018. 

Mbi bazën e këtyre materialeve, Prokuroria ka vijuar hetimet e mëtejshme, duke finalizuar operacionin “Task – Group”. Si rezultat këtij operacioni është ekzekutuar vendimi penal datë 08 Maj 2019, i Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, e cila ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i  detyrës kryer në bashkëpunim”, për shtetasit: 

– A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë,  me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë 

– J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër. 

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

Punonjësit e kompanisë OSHEE, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nëpërmjet shpërdorimit të  detyrës, kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike nga subjekti privat hotel, në pronësi të shtetasit M. N., duke mos e faturuar për energjinë e konsumuar, rast i cili ka sjell dëm ekonomik për kompaninë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

/a.meta

Next Post
Ja pse ndërkombëtarët për herë të parë nuk po e ndërmjetësojnë këtë krizë

Ja pse ndërkombëtarët për herë të parë nuk po e ndërmjetësojnë këtë krizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet kreditimi në lekë/ Banka e Shqipërisë: Vjen si pasojë e uljes së normës bazë të interesit

Kredia për biznesin frenoi në gusht, por financimi i individëve e “shpejtoi hapin”

September 30, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e mërkurë 30 shtator 2026: Bricjapi kupton se kush janë njerëzit që i qëndrojnë vërtet pranë

September 30, 2026
Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

Ishte zhdukur prej 30 gushtit, studenti shqiptar në Itali gjendet i pajetë

September 30, 2026
Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Rriten tensionet? Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të RMV-së lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

September 30, 2026
Paraditja me kthjellime, pasditja me reshje shiu në disa zona

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

September 30, 2026
U prezantuan si Taulant Balla pë t’i marrë 100 mijë euro Dukës, dy të rinjtë japin dëshmi kontradiktore

Tentuan t’i merrnin 100 mijë € Dukës, Dy të rinjtë: Një i tretë na tha të merrnim një porosi

September 30, 2026
FOTO/ Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

September 30, 2026
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen të mërkurën në Tiranë. Zbardhet axhenda e vizitës

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

September 30, 2026
Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com