Shëngjin, arrestohet për dhunë në familje punonjësi i policisë
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga një efektiv të policisë së Shëngjinit me akuzën e dhunës në familje.
Arrestimi i E.H, inspektor policie në Shëngjin ka ardhur pas denoncimit të bashkëshortes së tij për dhunën e ushtruar nga efektivi. Gjatë kontrollit në banesë, E.H ju gjetën 2 shkopinj bejsbolli dhe 2 thika që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.









