• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rrugorja: Paguani gjobat ose do t’u bllokohet makina

by
29/08/2015 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugorja: Paguani gjobat ose do t’u bllokohet makina

Policia rrugore njofton qytetarët që nuk kanë paguar gjobat, se duke nisur që nga 1 shtatori do të merren masa të ashpra, deri në bllokimin e mjetit. Drejtuesi i mjetit që nuk paguan gjobat e vendosura nga policia rrugore për shkelje të ndryshme administrative, rrezikon të mbetet në këmbë.

Policia rrugore ka paralajmëruar se do të nisë bllokimin e mjeteve të ndëshkuara me gjobë, për shkelje të ndryshme rrugore. Policia paralajmëroi se bllokimet do të nisin prej datës 1 shtator, ndërsa mjetet do të zhbllokohen vetëm, pasi të jenë shlyer detyrimet.

Sipas burimeve të policisë do të bllokohen mjetet që janë ndëshkuar qoftë edhe me një gjobë, të cilës i ka kaluar afati prej 30 ditësh. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia e kryeqytetit nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të nisin të paguajnë detyrimet.

Gjithashtu, policia paralajmëroi se për rastet kur brenda tre muajve nuk shlyen detyrimet dhe mjeti nuk tërhiqet nga pronari, ai do të konfiskohet. Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkuan mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të mjeteve që të verifikojnë targat e mjeteve dhe të likuidojnë gjobat sipas afatit të parashikuar.

Next Post

Nafta më e lirë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com