• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shengeni i vogël”/ Albin Kurti: Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

by Java News
12/10/2019 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth idesë së ashtuquajturës “Shengeni i vogël”, që u iniciua në takimin e fundit në Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Kurti ka thënë se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla.

Duke theksuar se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative, Kurti thotë se, “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Siç thotë Kurti, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe që ka nevojë për liberalizim e tyre.

“E përmendi këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërsië, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti për AA.

I ashtuquajturi “Shengeni i vogël” synon lehtësimin e kufijve midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke mundësuar lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në Novi Sad nënshkruan një marrëveshje mbi këtë çështje dhe u bënë thirrje Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi t’i bashkangjiten “Shengenit të vogël” në Ballkan.

g.kosovari

Next Post
Nënë për herë të dytë, ministrja Olta Xhaçka sjell në jetë vajzën

Nënë për herë të dytë, ministrja Olta Xhaçka sjell në jetë vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com