• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shengeni ballkanik’, Vuçiç dhe Zaev vijnë sot në Tiranë, Kosova vijon kundërshtitë

by A R
20/12/2019 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve. Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Sot do të zhvillohet takimi i tretë në kuadër të ‘mini-shengenit’ Ballkanik mes kryeministrit Rama, Zaev dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në Tiranë, ndërkohë Kosova ka njoftuar mospjesëmarrjen në këtë takim. Megjithëse ishte i ftuar, presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, tha Hashim Thaçi.

Kryeministri Rama është një mbështetës i fortë i këtij procesi. Mbrëmjen e djeshme ai theksoi se ky projekt është një mundësi e artë për Shqipërinë dhe Kosovën që të heqin kufirin mes tyre dhe shtoi se mospjesëmarrja e kësaj të fundit e nxjerr humbëse politikën e Kosovës në sytë e vëllezërve amerikanë.

“Ne kishim rënë dakord që do bënim këtë samit në Durrës dhe përkon koncerti me një ditë përpara samitit, ku s’do jenë vetëm Presidenti i Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, por do të jenë dhe të tjerë. Do vijë nga SHBA, nuk e di nga Kosova. I dërguari special, Palmer, më ka kërkuar dy ftesa zyrtare, sepse do dërgojë dy persona të posaçëm nga DASH në mbështetje të këtij procesi”, tha Rama.

Takimi në Tiranë vjen pas dy takimeve të mëparshme të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen edhe në dy takimet paraprake. Me mbledhjen në Tiranë mbyllet cikli tripalësh i takimeve të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe pritet që ata të dalin me një vendimmarrje në lidhje me këtë proces. /a.r

Next Post
“Do të bëjmë një skuadër shumë të fortë”… Arben Kraja, fjalëpak gjatë prezantimit

"Do të bëjmë një skuadër shumë të fortë"... Arben Kraja, fjalëpak gjatë prezantimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

Moti i keq godet Italinë, stuhi e breshër në veri, përmbytje, pemë të rrëzuara dhe pezullim fluturimesh

July 2, 2026
Berisha pas mbledhjes së Kryesisë: Në zgjedhje do futemi, por emër për Tiranën nuk kemi ende! Do mbështesim kandidat të pavarur

Zgjidhen anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ja emrat e 20 më të votuarve

July 2, 2026
Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

Ishte shpallur në kërkim nga Italia në kuadër të dosjes “Ura”, BKH arreston Adi Cobo Bazholin

July 1, 2026
Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

Zogaj: Kryeministri po kërkon të lexojë arsyet e protestës! E vështirë të krijohet dialog pa një përfaqësi të tyre

July 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përplasen 3 automjete në Nikël, disa të plagosur te Trauma

July 1, 2026
“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In