• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shëndeti seksual dhe riprodhues, Shqipëria mes progresit dhe sfidave për t’u adresuar

by A R
17/04/2024 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota ka hyrë tashmë prej 4 muajsh në vitin 2024, e ngarkuar me një larmi faktesh sfiduese për t’u përballur dhe analizuar, mes të cilave, pabarazia në të drejtat dhe shëndetin seksual dhe riprodhues, eleminimi i së cilës orienton politikat shëndetsore të vendeve drejt një analize dhe menaxhimi më të mirë të situatës, në këtë aspekt.

“Gjendja e Popullsisë së Botës 2024” (State of World Population-SWOP2024), është raporti i Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – UNFPA, – analiza më e fundit e progresit në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues, që hedh dritë mes të tjerash edhe mbi disa nga shifrat kyçe për Shqipërinë, ku përmirësimi i shëndetit seksual dhe riprodhues vazhdon të jetë një qëllim i rëndësishëm, duke reflektuar përparimin dhe sfidat në këtë fushë.

Sipas të dhënave të raportuara për vitin 2024, Shqipëria ka një raport të vdekshmërisë amtare prej 8 për 100,000 lindje të gjalla, një tregues i rëndësisë së kujdesit shëndetësor për gratë gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Në Shqipëri, 100% e lindjeve janë të mbikqyrura nga personel shëndetësor i kualifikuar, përfshirë mjekë, infermiere dhe mami, çfarë dëshmon nivelin e kujdesit shëndetësor në momentin e lindjes, një faktor ndikues në uljen e vdekshmërisë amtare.

Sa i takon përdorimit të metodave të ndryshme për planifikimin familjar në vend, në vitin 2022, prevalenca e kontraceptivëve për gratë në moshën 15-49 vjeç për çdo metodë ishte 33%, ndërsa për metodat moderne ishte 45%.

Një shifër tjetër ilustruese e Raportit është se në vitin 2024, nevoja e paplotësuar për planifikim familjar për gratë në moshën 15-49 vjeç ishte 6%, çka tregon nivelin e nevojës së gruas për shërbime të planifikimit familjar dhe aksesin në kontraceptivë modernë.

Ndërsa progresi është i dukshëm në disa fusha, me rëndësi mbetet adresimi i sfidave për të siguruar që të gjithë qytetarët pjesë e kategorive të ndryshme shoqërore, ekonomike dhe gjeografike,të kenë akses të barabartë në shërbime shëndetësore e në të drejtat seksuale dhe riprodhuese, pasi sipas raportit dallimet midis rajoneve dhe zonave të ndryshme janë evidente.

Për të adresuar këto sfida, sipas shifrave të SWOP2024, 12% e kërkesës për planifikim familjar të grave është e plotësuar me metoda moderne. Në mënyrë të rëndësishme, rreth 16% e grave dhe 12% e grave të martuara ose në bashkëjetesë gëzojnë mbështetje ligjore për aksesin në kujdesin e shëndetit seksual dhe riprodhues, informacion dhe arsim, ndërsa indeksi i mbulimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor universal është 79 për të gjitha gratë dhe 64 për gratë e martuara ose në bashkëjetesë. Këto shifra tregojnë për progres, por edhe për sfida të vazhdueshme në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri.

Në Shqipëri, përpjekjet për të përmbushur qëllimet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD), si pjesë e angazhimeve për të arritur Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm janë të vazhdueshme në fushën e të drejtave për barazi dhe zhvillim të kapitalit njerëzor.

Raporti SWOP2024 fakton me shifra se në aspektin e marrëdhënieve dhe vendimmarrjes për shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese, 62% e grave kanë marrë vendimet vetë, ndërsa për shëndetin e tyre personal, kjo shifër është 92%. Në marrëdhënie me përdorimin e kontraceptivëve dhe marrëdhëniet seksuale, 83% dhe 77% e grave respektivisht kanë marrë pjesë në vendimmarrje. Ndërsa në fushën e arsimit, sipas raportit, shkalla e regjistrimit neto total në shkollën 9-vjeçare është 91%, me një indeks barazie gjinore prej 0.95, ndërsa për shkollën e mesme të ulët dhe të lartë, normat e regjistrimit neto total janë 96% dhe 85% respektivisht, me indekse barazie gjinore prej 0.94 dhe 0.96.

Raporti SWOP2024 konkludon se këto të dhëna tregojnë për përpjekjet që po bëhen në Shqipëri për të përmbushur qëllimet e ICPD në fushën e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

SWOP2024 përmbledh një analizë të bërë për mëse 160 vende të botës.

Next Post
Lukova mbledh pushues nga gjithë bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

Zbulohet skenari grek: Edhe nëse fiton si eurodeputet, Beleri nuk do ta lërë mandatin e Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua për llogari të Greqisë, por pranoi edhe dy vrasje në Shqipëri, zbulohen emrat e dy vëllezërve shkodranë që ekzekutoi Nikolin Pali!

U arrestua për llogari të Greqisë, por pranoi edhe dy vrasje në Shqipëri, zbulohen emrat e dy vëllezërve shkodranë që ekzekutoi Nikolin Pali!

November 6, 2026
Po hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të beftë prokurori amerikan!

Po hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të beftë prokurori amerikan!

November 6, 2026
Ndahet nga jeta ish-senatori Rockefeller, miliarderi që zgjodhi t’u shërbente të varfërve! Pasuria, karriera politike dhe bizneset

Ndahet nga jeta ish-senatori Rockefeller, miliarderi që zgjodhi t’u shërbente të varfërve! Pasuria, karriera politike dhe bizneset

November 6, 2026
E rëndë në Greqi, shqiptari plagoset në atentat me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje kritike, 2 të ndaluar, ja pista e dyshuar

E rëndë në Greqi, shqiptari plagoset në atentat me dy plumba! Dërgohet në spital në gjendje kritike, 2 të ndaluar, ja pista e dyshuar

November 6, 2026
Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

EMRI/ Prokuroria e çoi në gjyq se mashtronte furnitorët dhe fshihte të ardhurat nga shitja e betonit, ja kush është biznesmeni italian!

November 6, 2026
Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

Jasir Asani parakalon Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik

November 6, 2026
“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

“Lobimi dhe biznesi”, ligji i ri krijon transparencë në përfaqësimin e interesave dhe rrit besimin e publikut

November 6, 2026
‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

‘Fatura’ e humbjes së zgjedhjeve, vijnë pasojat e para! Trump ndryshon shefin e kabinetit, Stephen Miller zë vendin e Susie Wiles

November 6, 2026
Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

Dy nxënëse tërhiqen nga denoncimi ndaj mësuesit në Selenicë, prindërit: Nuk kemi asnjë problem me të!

November 6, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry përshkallëzon betejën ligjore me “Daily Mail”, do ta apelojë vendimin për rrëzimin e padisë së tij!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In