• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shëndeti seksual dhe riprodhues i të rinjëve / Gjebrea: Izolimi rriti aksesin në internet por reduktoi takimet me mjekët profesionistë

by A R
07/11/2022 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia globale e Covid19 që izoloi familjet në të gjithë botën, rriti aksesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet duke kërkuar aty çdo informacion për shëndetit duke reduktuar ndjeshëm kontaktin me mjekët specialistë. Ekspertët evidentuan se për shëndetin riprodhues, kontracepsionin, të rinjtë e kanë gjetur zgjidhjen për informacion tek shokët dhe farmacistët pranë shtëpisë pa u konsultuar me mjekët e familjes dhe të fushave respektive. Ndërsa pasojat janë evidente, ekspertët e shëndetit kërkojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë të qasen drejt informacionin të sigurt sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin seksual dhe riprodhimin.

Një studim i fundit rajonal me mbështetjen e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, vuri theksin mbi rëndësinë që ka vendi ynë që të rinjtë të qasen  në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual , gjatë kohës së pandemisë për të cilët ekspertët flasin për më shumë vëmendje pasi problemet po shtohen. Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin Elona Gjebrea tha se “ Të rinjtë mendojnë se informacionin  e marrin të sigurt nga interneti duke mos preferuar të shkojnë tek mjeku. Gjithashtu informacioni sot mund të  merret lehtësisht nga farmacistët, shokët, në shkolla duke shmangur në këtë mënyrë specialistët”.

Në këtë rast sipas Znj. Gjebrea tha se prindërit duhet të jenë më të hapur për t’u njohur dhe për të pranuar problematikat e të rinjve si dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në evidentimin e këtyre problemeve.

Studimi nxjerr në pah nevojën për dëgjimin e të rinjve duke ju krijuar atyre ambiente miqësore.

“Në shkolla flitet për shëndetin riprodhues, por duhet të ekzistojnë më shumë ambiente miqësore që të rinjtë të gjejnë veten dhe të përfshihen dhe të flasin lirshëm për këto çështje” – thekson Znj. Gjebrea.

Pandemia COVID-19 i bëri të rinjtë të nxitojnë drejt internetit, faqeve të pakontrolluara, informacioneve të pasakta për zgjidhje të shpejta, anonime e ku nuk mund të paragjykohen duke rritur kështu rrezikun e zgjidhjeve jo të duhura nga joprofesioniste.

Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri gjatë pandemisë së Covid-19.” Kërkon rritjen e ndërgjegjësimit në median e folur e të shkruar për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe forcimin e bashkëpunimit me ta. Për këtë arsye, qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin bisedoi me gazetarët e fushës duke nxitur rolin e medias në sensibilizimin e qytetarëve dhe kryesisht të rinjve. Në lidhje me problematikat, u evidentuan disa nga gjetjen e studimit rajonal si fertiliteti ku norma totale e lindshmërisë për vitin 2020 ishte 1.34 fëmijë për grua, duke shënuar një rënie të lehtë nga 1.36 fëmijë për grua në vitin 2019 dhe shumë më e ulët në krahasim me 2016 kur ishte 1.54.  Për sa i takon abortit statistikat janë më optimiste. Aborti tek të rejat dhe gratë nga mosha15-49 vjeç është ulur  nga 7,6 për 1000 gra në 2019 në 6,7 për 1000 gra në vitin 2020.

/a.r

Next Post
Del fotografia/ Tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke, ja kush është shqiptari i arrestuar

Del fotografia/ Tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke, ja kush është shqiptari i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In