DASHI
Muaj shumë i mirë nga pikëpamja profesionale, në sajë të mbështetjes së Jupiterit tek Shigjetari dhe Uranit në shenjën tuaj që do të favorizojë avancimet ose ndryshimet e karrierës; duke filluar nga 22 dhjetori ju mund të ndjeheni pak lodhje dhe vuajtje për shkak të presionit të një personi të caktuar; do të ketë mirëkuptim me partnerin, me kusht që t’i kushtoni vëmendje nevojave të tij/saj, si dhe tuajave.
Dashuria: Mirë
Shëndeti: Çka
Puna: Super
DEMI
Venusi dhe Merkuri në Akrep që nga fillimi i muajit do të sjellin pak tension në jetën tuaj të dashurisë, duke bërë që ju të bëni disa gafa të sikletshme, për të cilat do të keni vështirësi t’ju falin; nga 22 dielli në Bricjap, së bashku me Saturnin, do t’ju ndihmojë të realizoni disa projekte të rëndësishme të punës; një rritje spiritualiteti falë ndikimit të Marsi tek Peshqit.
Dashuria: Çka
Shëndeti: Mirë
Puna: Mirë
BINJAKET
Marsi i bashkuar me Neptunin tej Peshqit dhe Jupiteri tek Shigjetari do t’ju bëjë të ndjeshëm dhe polemikë sidomos në punë, ku ju rrezikoni të nxeheni për çdo absurditet; e mirë periudha e Krishtlindjeve falë Hënës tek Luani, që do t’ju sjellë një humor të mirë dhe dëshirë për të kaluar kohë me familjen tuaj.
Dashuria: Çka
Shëndeti: Çka
Puna: Çka
GAFORRJA
Muaj jo i keq, falë kthimit të Venusit dhe Mërkurit në Akrep, i cili do të favorizojë dashuritë e reja sidomos rreth datës 14, kur Hëna tek Peshqit, e bashkuar me Neptunin, do të jetë në Trininë e Venusit; festat e Krishtlindjeve shumë angazhuese dhe me shpërthime të vogla, por, me pak durim, do të dilni të padëmtuar.
Dashuria: Super
Shëndeti: Mirë
Puna: Çka
LUANI
Hapi prapa i Mërkurit në Akrep në datën 2, i ndjekur një ditë më pas nga Venusi, do të sjellë një tension të vogël në jetën tuaj të dashurisë duke ju bërë të padurueshëm dhe tepër krenarë; do të përmirësohet situata në Krishtlindje, me Hënën në shenjën tuaj që do t’ju nxisë që të jeni bujarë dhe të kujdeseni për të dashurit tuaj.
Dashuria: Jo mirë
Shëndeti: Mirë
Puna: Super
VIRGJERESHA
Ndikimet e Jupiterit tek Shigjetari, si dhe Marsit dhe Neptunit tek Peshqit, ka të ngjarë t’ju sjellin stres në punë, duke ju dhënë besimin e gabuar se duhet të bëni gjithçka vetë; dashuria do të rimarrë veten dhe do të ketë ngjitje nga data 3, me kthimin e Venusit në shenjën e pasionuar të Akrepit; pushimet nën shenjën e qetësisë.
Dashuria: mirë
Shëndeti: Jo mirë
Puna: Çka
PESHORJA
Muaj mjaft i qetë, përveç pjesës së fundit kur Dielli bashkohet me Saturnin në Bricjap do t’ju sjellë pak tension në punë dhe në familjen tuaj, duke ju bërë të ndjeni peshën e plotë të botës mbi supet tuaja; në dashuri Venusi në Akrep nga data 3 ju sugjeron që të mos jeni shumë krenarë e kokëfortë.
Dashuria: Mirë
Shëndeti: Mirë
Puna: Çka
AKREPI
Muaj i mrekullueshëm në të gjitha aspektet: shëndeti në krye falë bashkimit të Marsit me Neptunin tek Peshqit; dashuria ka rimëkëmbje falë kthimit të Venusit dhe Merkurit në shenjën tuaj; në punë ju do të jeni në gjendje të korrni frytet e asaj që keni mbjellë në sajë të lidhjes së Diellit dhe Saturnit në Bricjap, për aq kohë sa nuk bëheni arrogantë në të treguar vlerën tuaj.
Dashuria: Super
Shëndeti: Super
Puna: Mirë
SHIGJETARI
Ky muaj është i shkëlqyeshëm nga pikëpamja profesionale, falë ndikimit të Jupiterit në shenjën tuaj dhe të Uranit tek Dashi, që do t’ju shtyjë të jepni më shumë, duke arritur qëllime ambicioze që më parë dukeshin përtej mundësive tuaja; dashuria do të jetë paksa e qetë për shkak të lodhjes fizike dhe mendore që do të ndjeni për shkak të ndikimit të Marsit dhe Neptunit tek Peshqit.
Dashuria: Çka
Shëndeti: Çka
Puna: Mirë
BRICJAPI
Përtej disa mërzitjeve të shkaktuara nga Urani tek Dashi, bashkë me Saturnin e Plutonin në shenjën tuaj, pjesa tjetër e muajit do të rrjedhë pa probleme; dashuria në veçanti do të ketë një rikuperim të qartë falë kthimit të Venusit tek Akrepi në datën 3, në trini me Neptunin dhe Peshqit në mes të muajit; festat e Krishtlindjeve nën shenjën e detoksikimit, me Saturnin e bashkuar me Diellin në shenjën tuaj.
Dashuria: Mirë
Shëndeti: Super
Puna: Çka
UJORI
Rikthimi i Venusit tek Akrepi në datën 3 do të sjellë pak tension në jetën tuaj sentimentale, duke ju bërë polemizues, si dhe dyshues më kot; më e mirë situata në punë falë Jupiterit tek Shigjetari dhe Uranit tek Dashi, që do të favorizojnë shpirtin tuaj të inisiativës; festat nën shenjën e ushqimit dhe angazhimeve familjare.
Dashuria: Jo mirë
Shëndeti: Mirë
Puna: Mirë
PESHQIT
Në muajin dhjetor do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë në dashuri dhe në punë; ndjenjat do të jenë të forta dhe të thella, falë kthimit të Venusit tek Akrepi në 3 dhjetor, që do ju vërë në trekëndësh me Marsin dhe Neptunin në shenjën tuaj nga mesi i muajit; në punë Marsi dhe Jupiteri do t’ju stimulojnë që të jenë më krijues dhe të vendosur se kurrë.
Dashuria: Super
Shëndeti: Mirë
Puna: Mirë