Dashi
Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse jeni në çift ka rrezik të keni probleme dhe debate të forta me partnerin tuaj për shkak të një keqmenaxhimi të financave të përbashkëta. Ju beqarët do dini si të veproni në çdo moment dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Zemra do fillojë t’iu rrahë edhe më fort. Në planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin se gjithçka do rregullohet, vetëm se duhet të bëni edhe ju më shumë përpjekje. Për shëndetin do jetë periudhë goxha e vështirë. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme nga pjesë të ndryshme te trupit. Në punë mund të arrini më lart nëse punoni në ekip dhe nëse nuk ndaleni për asnjë çast.
Demi
Kjo javë ka për të qenë më ë qëndrueshme edhe pse jo me të veçanta të mëdha. Falë ndihmës së madhe të Venusit çdo problem që keni pasur me partnerin do zgjidhet dhe më në fund buzëqeshja do rikthehet. Ju beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha do ju duhet ende të presin. Sipas Dritare.net, në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në pune do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t’ia dalë mbanë.
Binjakët
Dielli dhe Plutoni do jenë planetët që do ju udhëheqin gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë edhe më të logjikshëm dhe nuk do tregoheni më kokëfortë si më parë. Ju që keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme që ta përmirësoni jetën tuaj në çift. Shpesh mund të bëni edhe sakrifica dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet. Ju beqarët do keni takime fantastike me disa persona të cilët do iu bëjnë ta dashuroni edhe më shumë jetën. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me koleget më intrigantë apo me ata qe kane dashur t’iu rrënojnë.
Gaforrja
Venusi dhe Urani do kujdesen për ju gjatë gjithë kësaj jave dhe do sjellin gjëra përgjithësisht pozitive. Ju që keni një lidhje do ndiheni të lire të bëni atë që do doni dhe do e përmirësoni marrëdhënien në çift. Partneri nga ana tjetër mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por përveç lidhjeve afatshkurtra nuk do ketë asgjë më shumë. Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni sa më shumë nga i ftohti. Në punë do jeni më të matur, më të motivuar dhe më të kujdesshëm. Do arrini ta kryeni gjithçka me përpikmëri.
Luani
Jupiteri do ju bëjë intuitivë gjatë kësaj jave dhe me shumë mundësi nuk do gjendeni në situata të sikletshme. Nëse keni një lidhje, në pjesën më të madhe të ditëve do mbizotërojë harmonia dhe çastet e lumtura. Ju beqarët do jeni me më shumë fat se asnjëherë dhe do gjeni personin që do ju përshtatet plotësisht. Qe nga e marta jeta juaj do ndryshojë. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte nëse doni që gjendja të stabilizohet. Po shpenzuat pa masë do keni probleme. Shëndeti do jetë i mirë dhe pa shqetësime. Edhe dhimbja e barkut që keni ndier së fundmi do qetësohet. Në punë ambienti do jetë i tillë që do iu stimulojë të bëni çdo përpjekje për t’ia dalë mbanë.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Ju që keni një lidhje do ndiheni mjaft mirë në praninë e atij që keni në krah dhe do mendoni të hidhni hapa më tej. Ju beqarët nuk duhet të jeni impulsivë sepse gabimet e sotme mund të kenë pasoja të renda nesër. Tregohuni më largpamës. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur kjo edhe falë ndihmës së familjarëve. Në fundjave mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër. Shëndeti do jetë më i mirë se kohët e fundit megjithatë ende nuk do e rimerrni plotësisht veten. Në punë do veçoheni nga të tjetër për aftësinë tuaj menaxhuese, për seriozitetin dhe largpamësinë.
Peshorja
Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Ju që keni një lidhje do keni ditë të mbushura me momente të lumtura. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe gjithë kohës do buzëqeshni në praninë e njëri-tjetrit. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asnjë moment sepse mund të gaboni dhe do lëndoheni. Sipas Dritare.net, në planin financiar nuk do i bëni me kujdes llogaritë dhe ka rrezik që duke filluar nga e enjtja të keni probleme. Shëndeti do ketë vetëm disa shqetësime të vogla, pasi do keni mbrojtje goxha të mirë imunitare. Sektori profesional do vazhdojë të mbetet gjithë kohës i kënaqshëm dhe i mbushur me arritje.
Akrepi
Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të pësojë tronditje. Do keni debate serioze të cilat nuk do përfundojnë mirë. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do doni. Ditët më me fat për të takuar persona interesantë do jenë e mërkura dhe e shtuna. Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe pa probleme, megjithatë sa herë t’iu duhet të kryeni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Nuk do i ndieni më dhimbjet e kohëve të fundit. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Bëni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat.
Shigjetari
Do bëni gabime të vazhdueshme gjatë kësaj jave. Ju që keni një lidhje nuk do jeni në humorin e duhur dhe herë pas here mund të mbylleni në vetvete. Ky do jetë një gabim që mund ta largojë partnerin prej jush. Ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe do filloni një lidhje e cila ka për të vazhduar gjatë. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e problemeve sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer. Do jeni në formë perfekte. Në punë do i bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar.
Bricjapi
Sado të mundoheni të ruani klimën e ngrohtë, këtë javë nuk do mundeni. Për ju që keni një lidhje gjërat nuk do ecin si duhet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund të mendoni edhe t’i jepni fund gjithçkaje njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nga ana tjetër do realizoni një takim të jashtëzakonshëm, i cila shumë shpejt do ua ndryshojë jetën. Asgjë nuk ka për të qenë më si më parë, por çdo gjë do jetë më e bukur. Financat herë pas here mund të kenë edhe disa tronditje të vogla, por asgjë për t’u alarmuar nëse merrni masa. Shëndeti do jetë i mirë edhe nëse sapo keni kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Do rikuperohen shpejt. Në punë përqendrohuni tek objektivi kryesor dhe keni për t’ia dalë.
Ujori
Asnjë fushë nuk do kalojë krizë këtë javë, përkundrazi optimizmi do mbizotërojë. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë e begatë dhe e mbushur me emocione. Pranë partnerit do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë. Ju beqarëve do ju plotësohen ëndrrat më të bukura dhe e gjithë jeta do ju marrë një tjetër rrjedhë. Për asnjë moment nuk do ndihen vetëm dhe zemra do iu përmbushet. Në planin financiar do iu gjeni shpejt zgjidhje problemeve dhe do jeni më të qetë. Edhe shëndeti do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do kenë shqetësime. Në punë do jeni të kujdesshëm, diplomatë dhe gati për të provuar edhe sfida të reja. Më të privilegjuarit do jeni nëse punoni në aktivitete private.
Peshqit
Planetët që në përgjithësi ju kanë nxitur të jeni luftarakë dhe të kundërshtoni, këtë javë do ju nxitin të jeni më të qetë dhe të kërkoni përherë paqen. Juve që jeni në një lidhje do i merrni gjërat më seriozisht dhe do e konsolidoni marrëdhënien me partnerin. Do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju beqarët do keni flirtime, joshje dhe dashuriçka kalimtare. Ende nuk do ketë ardhur koha për të filluar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar mos luani shumë me zjarrin, por hidheni çdo hap të mirëmenduar. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla ditët e para. Mund të keni rrufe, dhimbje koke ose fyti, por pas të mërkurës do ndiheni më të qetë. Në punë do iu jepen detyra të reja që do kërkojnë më shumë maturi dhe përgjegjësi.
a.ç