Ky është horoskopi për muajin mars 2018 që javanews sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Më poshtë gjeni parashikimin e astrologut dhe personazhit të njohur gjerësisht në Itali, Branko Vatovec.
Dashi
Ky muaj sjell festë dhe shpërblim për të gjithë të dashuruarit. Ju pret një moment i mrekullueshëm në datën 6, ku raporti në çift do të jetë në harmoni të plotë në sajë të ndikimit të Venusit dhe Mërkurit. Shëndeti paraqitet i mirë. Bëni kujdes me regjimin ushqimor, pasi mund t’iu shkaktojë probleme shëndetësore.
Demi
Ditët e para të marsit do të jenë shumë të bukura. Dielli, Venusi dhe Mërkuri i bëjnë të thjeshta raportet e dashurisë. Ata që janë të martuar do të rivendosin harmoninë, ndërkohë që parashikohet edhe një udhëtim jashtë shtetit. Do të ketë shumë çështje mbi të cilat duhet qartësoheni, dhe ide të cilat duhet t’i perfeksiononi. Jepni maksimumin në punë dhe lini mënjanë dembelizmin. Data 24 mars do ju dhurojë një shpresë të re në dashuri, gjë që do t’iu shkaktojë rrahje të forta zemre.
Binjakët
Po e ndjeni qysh tani aromën e pranverës. Kjo do të jetë stina e dashurisë, ku një ndjenjë sipërfaqësore që keni provuar deri më tani do të bëjë që t’iu rrahë zemra fort. Parashikohet që një lidhje e nisur rastësisht të bëhet më serioze. Në datën 22 do ju buzëqesh fati, ku do të dominoheni nga bollëku, në sajë të inteligjencës dhe aftësive tuaja.
Gaforrja
Ju që jeni shenja e stinës së verës, do e shijoni më së miri ardhjen e pranverës. Bëni mirë të nisni një sezon të ri me më pak justifikime dhe me më shumë gjëra konkrete. Këshillohet të bëni disa reduktime në ushqim, në pije alkoolike dhe duhan. Mos u përfshini në situata të komplikuara, por dëgjoni këshillat e atyre që ju duan dhe ju vlerësojnë vërtetë. Nëse merreni me punë që ju rrezikojnë, dyfishoni masat e marra, sidomos nga data 24 deri në 31 mars.
Luani
Pas një nisje jo shumë të mirë të vitit, më në fund vjen muaji i cili do ju dhurojë më në fund një dozë të mirë lumturie, në sajë të ndikimit të Marsit, Venusit dhe Mërkurit.
Dielli do ju mbushë me energji dhe besim në vete, duke iu rikthyer edhe humorin i cili ju ka munguar kohëve të fundit. Data 7 mars, do të sjellë fundin e disa kontradiktave në një raport i cili zgjat prej kohësh. Qetësia e rigjetur ju jep dorë, edhe në rikuperimin e formës tuaj fizike. Mund të nisni aktivitete sporitve apo një regjim më të rregullt ushqimor.
Virgjëresha
Nisja e muajit me hënën e plotë, në sajë edhe të disa situatave në familje, do të trazojë disi sjelljet tuaja. Në datën 6 mars, në sajë të ndikimit të mirë të Hënës, Mërkurit dhe Venusit, jeta juaj do të marrë një kthesë pozitive. Data 21 parashikohet si shumë e favorshme. Muaji do të mbyllet me ndikimin e Hënës, e cila simbolizon triumfin e pasionit.
Peshorja
Ashtu si çdo vit, për ju ardhja e pranverës shënon një moment krize. Kjo krizë do të kulmojë më datë 6 mars, në sajë të ndikimit negativ të Mërkurit dhe Venusit. Pritet të ketë momente tensioni dhe keqkuptime, të cilat do ju shkaktojnë dhimbje koke. Në pjesën e dytë të marsit nuk këshillohen veprimet me risk ekonomik. Tensionet e akumuluara prej kohësh, rrezikojnë që të shpërthejnë keq në datën 31.
Akrepi
Marsi do ju mbrojë duke mbështetur raportet e dashurisë dhe duke ju mbajtur nën kontroll që të mos nxitoheni. Duhet ti jepni më shumë personit që dashuroni. Takimet rastësore kërkojnë më pak angazhim, por gjithsesi do të rezultojnë të kënaqshëm. Do të përjetoni rrahje të forta zemre në datat 5 dhe 6 mars. Në këto ditë Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj.
Shigjetari
Pavarësisht irritimit të Diellit, nuk parashikohen probleme të mëdha. Data 9 mars e premte, do të shënojë nisjen e vërtetë të pranverës suaj. Raportet familjare do të përmirësohen dhe do të qarkullojë një frymë e re në sajë të ndikimit të Mërkurit, Venusit dhe Uranit. Marsi do të ndezë pasionin në shenjën tuaj. Shëndeti do të jetë mjaft i mirë, kështu që do të jeni në formë të shkëlqyer.
Bricjapi
Kulmi i muajit mars për të lindurit e kësaj shenje do të jetë e shtuna, datë 17. Kjo pasi Marsi do të kalojë shumë kohë në shenjën tuaj. Pas kësaj date situata do të tensionohet disi. Veproni me kujdes në sferën profesionale, pasi ka shumë energji negative përreth. Nuk është momenti që të bllokoni nismat e biznesit, por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.
Ujori
Muaji do të nisë menjëherë me energji të shumta. Dita më e shkëlqyer do të jetë 6 marsi, kur Mërkuri dhe Venusi do të mbërrijnë në shenjën tuaj. Do të përfshiheni në aktivitete të shumta, por do të keni mundësinë që të përmbyllni gjëra konkrete. Mërkuri do të ketë ndikim të mahnitshëm dhe ju sugjeron zgjidhjen e duhur, sa i takon konkurrencës. Ka ardhur momenti për t’u përballur me vështirësi dhe keqkuptime me kolegët, familjarët apo personat që keni pranë. Do të jetë shumë e rëndësishme ta bëni një gjë të tillë.
Peshqit
Ky muaj do të nisë nën ndikimin nervoz të Hënës së plotë, e cila do të rezultojë delikate edhe për shëndetin. Gjatë ndryshimit të Hënës nga data 2 dhe 9 mars, bëni mirë të tregoni kujdes për pikat tuaja të dobëta. Përveç kësaj pjese, muaji do të jetë mjaft pozitiv dhe interesant. Në mes të muajit do të keni një shtysë shumë të fortë. Një peshk që ka një projekt të mirë ndërmend, mund ta vërë në zbatim pa problem gjatë këtij muaji. Raportet miqësore do të jenë shumë të favorizuara, ku do të rezultojnë se i kanë bazat solide. Data 31 parashikon një shpërblim të mirë ekonomik.