• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shëndetësia/ Rama: Receta elektronike do ndalojë korrupsionin me rimbursimin

by A R
19/01/2016 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qyteti i Durrësit, Kryeministri Edi Rama tha se në 20 vite nuk është bërë asnjë farë përpjekje për të krijuar një bazë të dhënash në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit shëndetësor, por përkundrazi, qeveritë e shkuara kanë akumuluar borxhe ndaj kompanive të ilaçeve, duke lënë një sektor të drobitur dhe inefiçent.

Në prezantimin e recetës elektronike, Kryeministri Rama theksoi se është një projekt për t’i dhënë fund korrupsionit me fondet e rimbursimit.

Kryeministri theksoi se është hera e parë që një qeveri në vend po kryen reforma në lidhje me parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm të sëmundjeve.

“Na duhet një sistem i zgjeruar i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, kjo sepse na duhet një panoramë e qartë, e bazuar në statistika të vërteta të sëmundshmërisë dhe të llojeve të sëmundjeve, për të kostuar të gjithë procesin që të mund ta transformojmë atë.

Dy vite më parë ne e nisëm jo nga një kantier ku puna kishte filluar por nga një gropë ku kishim 40 milionë dollarë borxhe të pashlyera për shërbimet bazë, për furnizimin me ilace, ku njerëzit rrinin në spitale të varur nëpër hekura.

Është folur prej vitesh nga specialistët, është tentuar vazhdimisht nga të gjitha grupet e interesit, që të kishte më shumë fokus tek parandalimi dhe diagnostifikimi i sëmundjeve. Por asnjëherë askush nuk desh dhe të thoshte të financojmë më shumë për parandalimin, në mënyrë që të kursejmë më pas kostot nga mungesa e parandalimit dhe diagnostifikimi të hershëm.

Më mirë një vezë sot dhe një pulë mot, dhe me këtë teori, qeveria nuk ka menduar për pulën mot, por për votën që do sillej. Ja kanë lënë vazhdimisht tjetrit prapa, që të merret me problemet, të cilat janë bërë një vargmal me probleme.”- tha Rama.

Në harkun e këtij viti, shtoi Rama do të shtrihen në të gjithë territorin, me hapin e shërbimit falas tek mjeku i familjes.

“Kemi predikuar që në krye të herës domosdoshmërinë për të patur shërbim shëndetësor universal, shëndetësi falas si një shërbim që i ofrohet të gjithëve pavarësisht nëse kanë ose jo fuqi që ta blejnë atë shërbim. Ky është një vision që kërkon reformë tërësore dhe masa komplekse për të kthyer në një sistem. Nëse do ishte proçes votimi, do bëhej menjëherë, por nuk është e lehtë. Shëndetësia falas nuk bëhet menjëherë se është një proçes që kërkon reformë shumë komplekse, ku pjesë e saj është përdorimi i teknologjisë së informacionit e komunikimit.”- tha kryeministri.

Kryeministri tha se reformat e ndërmarra do t’i japin drejtim 20 viteve të ardhshme në sektor, duke kujtuar se pavarësisht kësaj po paguajmë faturën e 20 viteve të shkuara në mos bërit asnjë reformë në shëndetësi.

“Sot jemi 20 e kusur vite mbasi ka filluar një proces i ndërtimit të një shtetit demokratik, dhe paguajmë faturën e reformave të pandërmarra, atëherë kur duhej të kishin filluar.

Reformat që po bëjmë përcaktojnë një rrugë që definojnë fizionominë e shtetit për 20 vitet e ardhshme. 20 Vite kalojnë shumë shpejt, sidomos për  mua dhe Vangjushin, që atëherë na mjaftonte Beatles dhe Rolling Stones.- shtoi Rama.

“Faktikisht sot ne për parandalimin dhe diagnostifikimin e hershëm jemi angazhuar për herë të parë, një angazhim që sulmohet në mënyrën më primitive dhe barbare, që është për kontrollin mjekësor falas për moshat 45-65 vjeç.”- tha Kryeministri.

Next Post

Arrestimi i 'killerave', policia: Ishin nisur për hakmarrje për pazaret e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
Ngacmoi s*ksualisht dy vajza brenda 48 orësh në Itali, arrestohet shqiptari me precedentë

Hynë si ilegalë në Itali, kapen dhe dëbohen 4 shqiptarët, njëri prej tyre me precedent për drogë!

August 10, 2026
Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

Zgjatet deri në shtator paraburgimi i të dyshuarve si agjentë rusë në Serbi

August 10, 2026
VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

VIDEO/ Sateliti kinez shpërthen pak sekonda pas lëshimit, nuk funksionoi raketa! Shikoni momentin kur shkatërrohet

August 10, 2026
VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

VIDEO/ Katastrofë natyrore në Filipine, të paktën 12 viktima dhe mbi 700 mijë të dëmtuar nga përmbytjet!

August 10, 2026
Reali dështoi, Barcelona bën gati ofertën e radhës për Rodrin

Barcelona nxiton të zgjidhë sa më parë blerjen e Rodrit, trajneri Flik e do me çdo kusht

August 10, 2026
Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

Rrëfimi shokues i aktorit Brad Pitt për periudhën e ndarjes nga Angelina Jolie: Mendova të vrisja veten, por…

August 10, 2026
Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

Trump i përgjigjet Iranit: Ide interesante, tani edhe unë kërkoj kompensim për të vdekurit dhe të plagosurit nga ju!

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 70 të vdekur dhe qindra të plagosur! Mes viktimave dhe 3 fëmijë, kërkime në rrënoja

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com