Viti 2016 nga institucionet vendimmarrëse është proklamuar si vit i reformave në sektorin e shëndetësisë.
Por në gjysmën e parë të këtij viti opinioni publik u trondit me skandalet me të mëdha që ndonjëherë kanë ndodhur në këtë sektor.
Sistemi publik shëndetësor nuk ka pasur asnjëherë më shumë profesionistë në aktakuzë.
Institucioni i cili do të duhej që të bëhej gardian i funksionimit të institucioneve vartëse, që është Ministria e Shëndetësisë, jo që nuk i ndali keqpërdorimet e këtyre institucioneve, por u bë vetë pjesë, e shpeshherë prijëse e keqpërdorimeve, raporton Koha. (b.an)