• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shëndetësia #FALAS është sot një realitet!

by Ilir Beqaj
26/01/2017 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Beqaj

I nderuar Kryetar i Kuvendit!
Zonja dhe Zotërinj Deputetë!
Qytetare dhe qytetarë të Shqipërisë që na dëgjoni.
Në fakt, sapo dëgjuam mishërimin e filozofisë të Opozitës dhe të partisë që ka drejtuar për tetë vjet. Dhe mua, më vjen mirë që sot diskutimi erdhi në këtë rrafsh.
Ne kemi premtuar para 4-vjetësh se kujdesi shëndetësor nuk është mall, është e mirë publike. Kundërshtarët, më vjen mirë që më në fund pranuan që mbrojnë parimin që duhet të paguash për të. Dhe, sigurisht, jeni ju që do të zgjidhni, shqiptarë se kë model doni, atë që jemi angazhuar, atë që po bëjmë, apo alternativën, kush ka para mjekohet, kush s’ka para ta zgjidhi vetë.
Çfarë ka ndodhur prej rreth një jave?
Ajo që u angazhuam dhe u miratua si financim në Buxhetin e vitit 2017 u bë e mundur edhe me një vendim të Këshillit të Ministrave. Ata njerëz që sot, apo deri para një jave, nuk janë të siguruar vetë apo të mbrojtur nga programe të ndryshme në fuqi deri tani, do të marrin rimbursim falas. Siç u dhamë vjet mjekun e familjes falas, siç u kemi dhënë që parvjet, tashmë nga 35 në 70-vjeç, kontrollin parandalues falas, do t’ju japim dhe barnat që prej një jave.
Në qoftë se ju jeni kundër kësaj, është zgjedhja juaj! Na e bëni shumë më të lehtë debatin dhe garën politike. Por, të paktën, ajo çfarë thatë sot dhe çfarë keni thënë prej një jave, na e bën më të qartë që edhe katër muaj para zgjedhjeve nuk e keni as fotografinë e Shqipërisë së sotme, dhe tregon se pse ka qenë shëndetësia kaq keq, se dhe tetë vjet se keni ditur çfarë ka ndodh në Shqipëri!
Janë edhe sot rreth 600 e 30 mijë vetë të siguruar drejtpërdrejtë, janë dhe grupe të mëdhaja popullsie që sigurohen në mënyrë indirekte, fëmijë, pensionistë, punëkërkues, të papunë, familje me ndihmë ekonomike, etj., etj., dhe të gjithë bashkë, bëjnë 2.3 milionë. A themi që jemi 2.9 milionë në Shqipëri rezidentë? Këta 600 mijë, që deri para një jave në rast sëmundjeje nuk mund të ndiqnin sistemin e referimit, duhet të paguanin për barnat, tani do ti marrin barnat falas. Dhe në qoftë se për këta 2.3 milionë kemi shpenzuar vjet 8.2 miliardë lekë, u dashkan 9 miliardë për 600 mijë të tjerë? Këta 600 mijë nuk janë të gjithë të sëmurë, se Shqipëria nuk ka më shumë të sëmurë se sa të shëndetshëm. Këta 600 mijë kanë tashmë mundësi, – s’ia urojmë kurrkujt, por ja që sëmundjet ndodhin, – të marrin barnat pa pagesë. Dhe, po në Buxhet, para një muaji thamë që për rimbursimin e barnave në 2017-ën janë 10 miliardë lekë.
Pra, po e rrisim popullsinë që e merr barin falas me 26%. Kemi rritur fondet me 19%. Pse? Sepse këta 600 mijë janë kryesisht në moshë pune dhe profili i tyre epidemiologjik nuk është ai i pensionistëve apo i fëmijëve që janë ata që kanë më shumë sëmundje dhe përdorin më shumë fonde për rimbursim. Ky shpjegim nuk është për Opozitën. Opozita kur s’e morri vesh 3 vjet e gjysëm, le të mos e marrë vesh kurrë! Ky shpjegim është për t’ju qetësuar ju.
Vijmë tek historia e gripit. Kurba me të kuqe është ecuria e gripit në vitin 2016-2017, në këtë dimër. Duket qartë, është në gjithë Europën, gripi këtë vit, ndryshe nga shumë vite të tjera, erdhi 4 deri në 6 javë më shpejtë. Por ama, shikoni dhe rënien sa të shpejtë e ka. Pse? Unë besoj edhe për faktin që ne reaguam në kohë dhe kufizuam grumbullimet masive. Kush janë grumbullimet masive? Kush janë moshat që preken më shumë? Janë fëmijët. Ku rrinë ata më shumë? Në shkolla.
Vijmë tek vaksinat. Vaksinat në fund të vitit nuk janë prokuruar. Vaksinat, rreth 93 mijë doza, kanë ardhur falas si donacion nga një koalicion botëror për gripin. Janë shpërndarë me udhëzues në letër shqip, nuk kanë detyrimisht nevojën, edhe pse e ka ligji, në fakt është e drejtë që të kenë paketim, sepse janë dhënë nga infermieri në Qendrën Shëndetësore, nuk është një bar që ti shkon e merr në farmaci, dhe sigurisht, duhet ta lexosh atë. Nuk e lexon fare ambalazhin e barit. Kutitë kishin 6-7 ampula bashkë. Kjo është e vërteta e gripit.
Lidhur me ngjarjen që thatë në Berat. Së pari, ka një rregull prej vitesh, që në autoambulancat e shërbimit mjekësor nuk transportohen kufomat. Sigurisht, është ngjarje jo e mirë një fatalitet, por nëse ka ndodhur fataliteti nuk përdoret ambulanca mjekësore për të transportuar. Kjo është dhe arsyeja që shpesh herë ndodhin dhe aksidente rrugore, ndodhin me fatalitet, nëse kërkohet të vijë ambulanca, nuk e ka atë detyrë, nuk e ka atë mision. Është tjetër ai shërbim që merret me transportin e kufomave për në morg apo pastaj në familjet apo shërbimet funerale.
Dhe mos i trembni shqiptarët vdiq nga gripi, vdiq nga gripi….
Problemi që ndodh, është ky: Në kushtet e një situate gripale bie imuniteti, dhe sigurisht, ata që kanë sëmundje kronike kanë organizëm më të dobët. Të gjitha rastet që kanë ndodhur këto kohë, 7 apo 8, që kanë patur dhe virusin e gripit, kanë qenë të sëmurë kronikë, që sigurisht një epidemi gripi ja ul imunitetin.
Të kthehemi pak tek thelbi i bisedës dhe i debatit, shëndetësia falas. Të paktën, për fat të mirë, tashmë ka të dhëna zyrtare që provojnë, që shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësinë nga xhepi janë ulur ndjeshëm. Dhe po ju marr dy vite, 2015-2014, sepse për ato janë të përfunduara statistikat zyrtare. Në 2015-ën shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi i tyre për shëndetësinë 50 milionë euro më pak se në 2014-ën.
Atëherë, zonjë (zj. Albana Vokshi, Deputete e PD-së) futu lexo anketën e buxheteve familjare 2014-2015 do të shohësh që konsumi i shqiptarëve është rritur, shpenzojnë më pak ama për shëndetin nga xhepi i tyre. sepse marrin shumë më tepër përfitime nga shëndetësia publike. Marrin shumë më tepër shërbime nga shëndetësia publike.
Megjithatë, si konkluzion, unë ju falënderoj përzemërsisht që sot dolët qartazi me pikëpamjen tuaj, që për shëndetësinë shqiptarët duhet të paguajnë.
Faleminderit!
Next Post
Jese Rodriguez afër kalimit tek Middlesbrough

Jese Rodriguez afër kalimit tek Middlesbrough

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

June 21, 2026
La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

June 21, 2026
Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

June 21, 2026
Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

June 21, 2026
“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

“Protestuesit po bëhen instrument i interesave të tjera”, Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

June 21, 2026
Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

Ndjekje si në filma në Sarandë! Arrestohet ‘Vis Korçari’, përplasi 2 makina të policisë gjatë tentativës për arratisje

June 21, 2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër me socialistët për 35-vjetorin e PS-së

“Do të presë 520 nxënës në kushte dinjitoze”, Rama publikon fotot e shkollës së re në Kamëz

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In