• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shëndet për të gjithë’, inagurohet qendra shëndetësore e Libofshës, përfitojnë 10 mijë banorë

by A R
28/02/2018 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 mijë banorët e Libofshës kanë sot një qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit me vlerë 75 mijë euro të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nëpërmjet projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë inagurimit të qendrës shëndetësore të Libofshës merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, ambasadori zvicerian në Tiranë z. Christoph Graf, drejtori i projektit Shendet per te Gjithe dr. Besim Nuri, autoritetet vendore, etj.

“Qendra e rehabilituar e Libofshës garanton sot shërbim me standarte, afër vendbanimit për 10 mijë banorët e kësaj zone. Ky është një model i qendrave shëndetësore që duam të shtrijmë në të gjithë vendin me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. Model i integruar i rehabilitimit të infrastrukturës, pajisjes së mjekëve dhe infermierëve me çantat që përmbajnë pajisjet e nevojshme si dhe trajnimi i tyre”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Projekti tashmë i konsoliduar ‘Shëndet për të Gjithë’ ka bërë të mundur të kemi sot 6 qendra model në qarkun e Dibrës dhe Fierit.

Ambasadori Graf garantoi vijimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për fuqizimin e kujdesit parësor.

“Infrastruktura e mirë dhe investimi në pajisje janë të nevojshme për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, por ky është vetëm fillimi. Faktorët e tjerë për një kujdes shëndetësor cilësor janë trajnimi, njohuritë dhe motivimi i mijëra njerëzve që punojnë si profesionistë të shëndetësisë”, tha ambasadori Graf.

12 qendra të tjera shëndetësore do të rehabilitihen në qarkun e Fierit, Dibrës dhe Tiranës, në kuadër të projektit ‘Shëndet për të Gjithë’, në vijim të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim./a.m.

 

Next Post
‘Deti’, Bushati: Meta do të japë autorizimin për negociatat, e detyron Kushtetuta

'Deti', Bushati: Meta do të japë autorizimin për negociatat, e detyron Kushtetuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In