• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Shenasi Rama: PD-së ia dorëzoi pushtetin Ramiz Alia

by A R
21/03/2017 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shenasi Rama ka kujtuar 22 marsin e 1992 si një ngjarje ku pushteti iu dorezua PD nga paria e vjetër e regjimit.

Në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga Shenasi Rama theksoi se PD në atë kohë erdhi e papërgatitur për të qeverisur ndërsa shtoi se në këto 25 vite nuk ka patur demokraci në Shqipëri por është instaluar një sistem oligarkik dhe kriminal.

Duke iu referuar krizës aktuale Shenasi Rama tha se çdo gjë do të varet nga taktikat që do të ndjekin Rama, Meta dhe Berisha ku rolin e kingmakerit do ta luajë kreu i LSI­-së.

Do doja ta nisnim bisedën me zhvillimet e vitit 1991, zhvillimi i parë dramatik për Shqipërinë post­komuniste ishte 2 prilli 1991 në Shkodër ku u vranë 4 protestues. Keni një mendim për ato ngjarje?

Ajo ngjarje përbën një moment kritik për fillimin e sistemit demokratik por edhe për transformimin e shtetit shqiptar. Ishte një moment që duhet të tregohej kuptueshmëria e sistemit demokratik nga të gjitha palët. Ajo që ndodhi në 2 prill ishte përpjekje e disa grupeve të interesave për të çuar në konfrontim të hapur masat shkodrane, që nuk ishin të kënaqura me sistemin. Ishte një përpjekje e rreptë nga ana e strukturave të shtetit për t’iu përgjigjur me forcë.

Ishin vrasje për pushtet apo situata doli jashtë kontrolli?

Ishin vrasje për të mbrojtur njerëzit që ndodheshin në Komitetin e Partisë. Ata nuk duhet të ishin të armatosur.

Ngjarja tragjike kishte edhe presion nga jashtë nga shtete fqinje?

Sigurisht që shtetet fqinje kanë pasur një interes për destabilizim të shteti shqiptar. Ato kishin interes që të mbetej vendi ynë i dobët.

Ngjarjet e 2 prillit erdhën pas zgjedhjeve të para pluraliste, Ishin të drejta zgjedhjet e 31 marsit?

Zgjedhjet e 31 marsit u njohën nga Partia Demokratike. Zgjedhjet ishin relativisht të lira, ku njerëzit votuan sipas normave dhe rregullave të kohës. Partia e Punës fitoi për një numër faktorësh, pasi PD ishte një parti e re, vendi kishte kaluar trauma të mëdha dhe njerëzit ishin mosbesues. Partia e Punës kishte mbështetje të jashtëzakonshme në popull. Vendi nuk ishte përgatitur për ndryshime të mëdha. U ndie edhe presioni i madh nga jashtë.

Po zgjedhjet e 22 marsit, ishte e pritshme ajo fitore e PD­së?

Ka pasur një dorëzim të pushtetit nga Ramiz Alia. Nuk mund të ishte vetëm një fitore e Partisë Demokratike. Dorëzimi i pushtetit, në vitet ‘90 erdhi se paria kërkonte që të promovonte daljen e një force politike e cila ishte një imitim i keq i interesave të tyre.

Berisha sipas jush u zgjodh nga kjo pari, apo arriti të përfitonte nga situata?

Në fillim Berisha është piketuar me kujdes nga udhëheqja e asaj kohe. Të gjithë figurat  kryesore u zgjodhën nga planet përkatese, që të ishin figura ta kontrolluara. Berisha ka qenë figura ma karizmatike, ishte njeriu më i zgjuar që kishim në atë moment. Berisha ishte mjek, nga veriu, ishte njeri me njohje brenda dhe jashtë Shqipërisë. Berisha ishte njeri i planit Kapo ndërsa Pashko nga klani Hoxha. U zgjodh një figurë që do të ishte e pranueshme për të gjithë.

Kur jeni larguar nga Partia Demokratike?

Në 5 maj të vitit 1991. Në më pak se një muaj. Nuk ishte problemi që PD do të bënte ndryshimin. U pa krejtësisht qartë që këta njerëz nuk kishin përgatitjen për të qeverisur popullin. Jam konfrontuar me Berishën. Unë kam respekt për Berishën, por jemi zënë shumë keq edhe nuk jemi pajtuar aspak. Në politikë nuk ka urrejtje.

Ju ka bërë ftesë për t’u bashkuar në periudhat e mëvonshme?

Më janë bërë ftesa rregullisht nëpërmjet ndërmjetëseve, por kam refuzuar sepse nuk kam besim se Sali Berisha është njeriu i denjë për të drejtuar një parti.

Ngjarjet e 97­tës përgjegjësia e kujt janë?

‘97 ishte përgjegjësi e të huajve që kishin interes për të destabilizuar vendin, është përgjegjësi e Sali Berishën që donte më çdo kusht që të bëhej president, dhe përgjegjësi e PS që kërkonte të përfitonte nga rrënimi i kundërshtarit politik.

Ka qenë gjithnjë dilema se lidershipi i dy partive i kanë shërbyer interesave të jashtëm? I besoni ju këto gjëra?

Nuk ka ndonjë vështirësi, PS në vitet 90 është mbushur me thasë me lekë nga Pasoku grek. As me serbët për PD, nuk ka dyshime që kanë pasur interes për ta, dhe i kanë shërbyer atyre.

Ju si e gjykoni që ne kemi të njejtët lider që nga koha juaj? Ky është problem i shoqërisë shqiptare, apo këta lider e kanë kapur shoqërinë dhe nuk po e lëshojnë?

Këto njerëz kanë qenë nga më të zotët, janë strukturat politike që i mbështesin. Por më e rëndësishme është transformimi i tyre në kapo, në mafio, dhe mbetja e tyre e në politikë lidhet me interesat e tyre mafioze. Tani është krijuar kjo strukturë që në dukje duket e konsoliduar por që nuk lejon të shikosh më thellë ku duket qartësisht që ka nevojë për ndyshim. Këta njerëz e kanë të garantuar jetën e tyre politike.

22 mars 1992­22 mars 2017, 25 vite demokraci apo çfarë?

Kjo nuk është demokraci. Kjo që ka ndodh është proces pasurimi nëpërmjet mjeteve mafioze, duke përdorur mendësinë katundare të popullit tonë. Tani kemi nje kriminalitet, varfëri ekstreme. Nuk ka sistem demokratik kur shitet vota dhe blihet vota. Ky është një sistem kriminal oligarkik ku vendos paraja.

Sot protagonistët janë katër, Rama Meta, Basha dhe Berisha ? A mund të ndryshojë ky sistem politik nga kjo katërshe apo ata janë pjesë e sistemit?

Këta janë pjesë e këtij sistemi. Unë do e reduktoj në 3. Basha nuk është udhëheqësi i vërtetë i kësaj Partie. Protesta e vërtëtë është Sali Berisha. Basha është një zëvendës i tij. Fati i tyre është se ata janë të lidhur me njëri­tjetrin jetë a vdekje.

Sot është dita e 32 e protestës, keni një parashikim sa do zgjasë dhe si do mbyllet?

Ajo çfarë do të ndodh që shihet qartë, që Berisha do ta intesifikojnë protestën në të gjitha mënyrat e mundshme. Meta ka tani 3 zgjidhje, ose me Ramën në koalicion dhe vetë kryeministër, ose me Ramën në koalicion me të kryeministër ose do dalë me PD në koalicion. Kjo protestë u organizua nga Berisha që të tregojë që ka akoma mbështjen e popullit për t’i dhënë një mesazh të qartë Metës. Rama do të luftojë deri në minutën e fundit, por në fund do të dorëzohet sepse i tillë është karakteri i tij. Nuk them se nuk do të ketë qeveri tenike, por çdo gjë varet nga Meta. Meta do e marrë vendimin nga data 1­9 prill. Vendimi i tij do të përcaktojë të ardhmen e këtyre zgjedhjeve dhe do na të tregojë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardshme.

Meta do të vazhdojë të ketë rolin e kingmaker edhe në këto zgjedhje?

Meta e ka vetëm një zgjidhje që të jetë kryeministër i vendit. Nëse ai nuk do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, kriza do të vijojë të jetë e pranishme.

Next Post
Të enjten, shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Të enjten, shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In