Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj tashmë po e shijon lirisht dashurinë me ish-deputetin dhe biznesmenin Mark Frroku.
Pas divorcit me babanë e vajzës së saj, ajo vendosi që të mos e fshehë lidhjen e saj dhe në ditën e të dashuruarve, Shën Valentin, ka bërë një postim romantik.
Ajo ka publikuar disa foto ku shihet mbështetur në krahun e Markut, ndërkohë që sytë i shkëlqejnë.
“Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Rudina, e cila duket mjaft e lumtur këtë ditë.
Rudina Dembacaj ka qenë e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin u bë nënë e vogëlushes Viktoria. Ndërsa Marku është baba i tre fëmijëve, teksa e shoqja i vdiq rreth një vit e gjysmë më parë, si pasojë e një sëmundje të rëndë.