• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shën Valentini, këta janë çiftet VIP që festojnë dhe ata që e “bëjnë pushim”

by Java News
14/02/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festohet ditën e sotme festa e të dashuruarve, Shën Valentini. Në mbarë botën çiftet përfitojnë nga kjo ditë për të treguar dashurinë që kanë ndaj partnerit. Edhe në Shqipëri kjo festë ka tashmë adhuruesit e vet.

E ndër ta nuk mungojnë as VIP-at që nuk ngurrojnë të shpërndajnë postimet e tyre plot dashuri. Por sot nuk do të flasim për këtë, por po ju sjellim personazhet që këtë vit festojnë çift, si dhe VIP-at që ky Shën Valentin i ka gjetur singëll.

VIP-at që nuk e festojnë

Arbana Osmani

Vetëm pak javë më parë mediat aluduan për ndarjen e moderatores nga bashkëshorti saj. natyrisht që deri më tani Arbana ka zgjedhur të hesht rreth këtij lajmi. Pas një marrëdhënie shumë të gjatë, duket se ky Shën Valentin do ta gjejë prezantuesen e “Dua të të bëj të lumtur” singëll.

Çiljeta Xhilaga & Alban Hoxha

Prej më shumë sesa tri vitesh, Çili dhe portieri i Partizanit janë në një marrëdhënie me ulje-ngritjet e veta. Shpesh herë çifti i ka dhënë fund kësaj marrëdhënie e pak kohë më pas i janë rikthyer edhe njëherë kësaj historie. Duket se këtë vit në ditën e të dashuruarve, dyshja ka vendosur ta “bëjë pushim”, duke e kaluar këtë festë vetëm.

Seldi Qalliu & Mimoza Shkodra

Pas deklaratave plot dashuri dhe festës së fejesës dy këngëtarit shpejt kuptuan se në fakt nuk ishin shpirt binjak. Ndarja e Seldit dhe Mimozat u “vulos” edhe nga kënga që Mimoza i dedikoj bashkëshortit. Ajo që u nis si një marrëdhënie afatgjate, shpejt përfundoi, ndaj dhe dy këngëtarët sot gëzojnë statusin e beqarit.

Bora zemani & Vin Veli

Valentini i Borës këtë vit do të jetë vetëm djali i saj. Moderatorja e mirënjohur i dha fund bashkëjetesës me DJ, pak kohë më parë. Të dy deklaruar se kanë një marrëdhënie të mirë për hir të fëmijës, por vetëm kaq. Ndaj festa e sotme i takon vetëm dashurisë që dy prindërit kanë për vogëlushin e tyre

Eva murati & Genar Topalli

Moderatorja ska folur shpesh për marrëdhënien e saj të gjatë me djalin e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli. Ajo e Evës dhe e Genarit ishte një histori që nisi në bankat e shkollës. Por pas më shumë sesa 5 vitesh, duket se çifti nuk rezistoi më. Edhe pse Eva nuk e ka pranuar, kjo histori duket e përfunduar për dyshen, që tani ka fshirë nga rrjetet sociale edhe fotot që kishin së bashku.

 Çiftet e reja

Marsela Çibukaj

Vetëm pak ditë më parë partneri i këngëtares së mirënjohur pranoi publikisht lidhjen e tyre. Këngëtari Vitmar Basha u shpreh se Marsela veç partneres ishte dhe muza e tij. Duket se ky Shën Valentin do të jetë edhe më publik për dy të dashuruarit, që tanimë nuk e fshehin më historinë e tyre.

Alfio & Fatma

Edhe pse kanë disa vite bashkë, moderatorja dhe shefi i i kuzhinës e pranuar vetëm pak kohë më parë dashurinë e tyre në media. E duket se si një çift i ri, Shën Valentinin do ta festojnë edhe më me zell. Jemi kurioz për dhuratat që do të shkëmbejnë në këtë ditë. Duke qenë se më herët kanë bërë tatuazh në trupat e tyre, idea që do të pasojë do të jetë edhe më brilante.

Eni Koçi & Genc Prelvukaj

Kishim kohë që shkruanim për një histori të lindur nëpër koncerte, por dy këngëtarit e kundërshtonin, deri sa nuk duruan më dhe na i shpallën dashurinë e tyre. Reperi nga Kosova ia ka rrëmbyer disa vite më parë zemrën bukuroshes nga Tirana, por duket se tani nuk do ti kursej më as dedikimet romantike publike, duke qenë se Eni dhe Genci tanimë nuk fshihen më.

E.Xh./

Next Post
Berisha “non grata” nga SHBA?  Reagon ashpër Petro Koçi: Kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e tij

Berisha “non grata” nga SHBA? Reagon ashpër Petro Koçi: Kanë shumë arsye për të ndaluar hyrjen e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

Ambasadori Eric Wendt mbërrin në “Pallatin e Brigadave”, i dorëzon letrat kredenciale presidentit Begaj! Nis detyrën si kryediplomat i SHBA në Tiranën zyrtare

September 26, 2026
EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

September 26, 2026
Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

September 26, 2026
FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

September 26, 2026
Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com