• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Shën Petërburg, Krasniqi: Media rol të paanshëm në konfliktet botërore

by A R
07/06/2019 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në panelin me temë ”A është media pjesëmarrëse apo vëzhguese e konflikteve botërore?”, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar Ekonomik, zhvilluar në Shën Petërburg, ku ishin të pranishëm, Gary Pruitt, president i Associated Press (AP), Jose Manuel Sanz, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i agjencisë spanjolle të lajmeve, EFE, Hiroki Sugita, drejtori ekzekutiv i agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo News, Fabrice Fries, shef ekzekutiv i agjencisë franceze të lajmeve, AFP dhe Sergei Mihajlov, drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të lajmeve, TASS, drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi deklaroi se “media duhet të jetë vetëm raportuese e së vërtetës”.

Në sesionin për mediat, i moderuar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të lajmeve, TASS, Mihail Gusman, ku u diskutua mbi temën nëse media është pjesëmarrëse apo vëzhguese e konflikteve botërore, ishin të pranishëm drejtues dhe përfaqësues nga agjenci prestigjioze ndërkombëtare lajmesh. Në fjalën e saj, drejtoresha e ATSH-së u shpreh se gjatë këtyre viteve ka ndryshuar koncepti “MassMedia”, duke nënvizuar se “MassMedia, mekanizmi i shpërndarjes së informacionit, nuk është më i përbërë nga burimet tradicionale si televizionet, radiot, revistat, gazetat dhe të ngjashme si këto”.

Krasniqi tha se “agjencitë tona e kanë ruajtur kursin e tyre. Por, të gjitha këto burime të reja, të përdorura në një mënyrë dashakeqe, më shumë se më parë, po kapen pas aftësisë për të manipuluar perceptimin e komunitetit ose kuptimin e asaj se çfarë është apo jo e rëndësishme”. “Për fat të keq, ne jetojmë ende në një botë me shumë konflikte, por për herë të parë, gjatë viteve të fundit, jemi bërë dëshmitarë të konflikteve në rritje, të krijuara nga lajmi i rremë. Sidomos në Ballkan, konfliktet shpesh janë ushqyer nga thashetheme të shtrembëruara”, u shpreh Krasniqi.

Për pjesëmarrësit, drejtoresha e ATSH-së solli në vëmendje nënshkrimin e Deklaratës së Tiranës, dhjetorin e kaluar, nga 13 agjenci lajmesh në Tiranë, me anë të së cilës u ra dakord për bashkëpunim në luftën e përbashkët kundër lajmit të rremë. “Ky është një hap i vogël përpara”, u shpreh Krasniqi, e cila e konsideroi të rëndësishëm faktin se duhet ecur përpara drejt një bashkëpunimi edhe më të madh në nivel global. “Por, lajmi i rremë është vetëm njëra anë e problemit. Keqinformimi në kohë konfliktesh është një problem që shkon edhe më thellë”, deklaroi drejtoresha e ATSH-së, duke nënvizuar se “keqinformimi ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e konflikteve”.

Më tej, Krasniqi tha se “në epokën e medieve dixhitale, redaktorët kërkojnë gjithnjë e më shumë ngjarje sipërfaqësore, që janë lehtësisht fitimprurëse nëpërmjet medieve sociale; çdo akt heroizmi, çdo histori që përfshin njerëz të famshëm, fëmijë e të tjerë, shpesh të paverifikuara ose madje të njëanshme, bazuar në interesa politike”. “Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes kryesore të këtij sesioni, nëse mediet duhet të jenë vëzhguese apo pjesëmarrëse, mediet nuk duhet të marrin asnjë rol të tillë. Media duhet të jetë raportuese, raportuese e së vërtetës. Në përpjekje për t’u pasuruar nga konfliktet ndërkombëtare, media bëhet fajtore për përkeqësimin e shumë prej tyre dhe në disa raste ndodh që nuk reagon për konfliktet që nuk kanë interes për audiencën e gjerë. Kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi Krasniqi në Shën Petërburg.

Ajo nënvizoi se “mediet duhet të flasin, nuk duhet të përfshihen, por duhet të thonë të vërtetën. Përndryshe, bëjmë më shumë dëm sesa dobi”. Më tej, Krasniqi u shpreh se “ndonëse zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar që media të ketë më shumë ndikim se më parë, ne duhet të kthehemi prapa në kohë dhe të gjejmë standardin e artë të këtij profesioni”.

“Përkundër përparimit të padiskutueshëm, thelbi i një historie duhet të jetë i njëjtë, një raportim i verifikuar, i balancuar dhe profesional. Ne duhet ta përqafojmë ndryshimin, por pa harruar parimet tona”, nënvizoi drejtoresha e ATSH-së. “Duke qenë një besimtare e zjarrtë e bashkëpunimit, besoj se në agimin e një epoke të re për median, ne duhet të koordinohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mësojmë nga historitë e suksesit dhe të kontribuojmë për zhvillimin e njëri-tjetrit”, deklaroi Krasniqi duke shtuar se “Tolstoi besonte se “të gjithë mendonin për ndryshimin e botës, por vetëm disa mendonin të ndryshonin veten”.

“Ne duhet të modernizohemi, të ecim me hapin e teknologjisë, por ne duhet ta bëjmë këtë gjë pa hequr dorë nga qëllimet tona”, theksoi ajo. Krasniqi nënvizoi se “media nuk duhet të mjaftohet me një vrojtim të thjeshtë, por duhet të jetë gjithmonë besnike ndaj së vërtetës. Ky është shërbimi më i mirë, nga shërbimet e vetme që duhet të ndërmarrim”. “Gjithashtu, në cilësinë e pushtetit të katërt”, tha ajo ”ne mund të kontribuojmë në zgjidhjen e konflikteve”. Në përfundim, Krasniqi deklaroi se qëllimi kryesor për agjencitë e lajmeve është që ato duhet të jenë lajmëtare të së vërtetës, si në kohë lufte ashtyu dhe në kohë paqeje.

Ajo solli në vëmendje e të pranishmëve faktin se që në shekullin XIV Shqipëria udhëhiqej nga një përmbledhje ligjesh që u kanë dhënë formë vlerave të shqiptarëve për një kohë shumë të gjatë, ku në asnjë rrethanë, lajmëtari nuk mund të prekej. “Por, nga ana tjetër, i dërguari ishte i lidhur me kodin e nderit për të thënë gjithmonë të vërtetën. Përndryshe, ai do të turpëronte veten. Gjërat kanë evoluar, ka kaluar shumë kohë, por nëse më lejoni të bëj një paralelizëm, qëllimi i parë dhe më kryesor për agjencitë tona është që ato duhet të jenë lajmëtare të së vërtetës, në kohë lufte dhe në kohë paqeje”, përfundoi drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi.

Në këtë panel, u diskutua se si media ndikon të çështjet politike dhe në konfliktet në vende të ndryshme si edhe për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme që janë shndërruar në një problem kyç në botën moderne. Drejtuesit e agjencive, folën për rëndësinë e diversifikimit të aktiviteteve të agjencive të lajmeve dhe për një luftë të përbashkët kundër medieve që çorientojnë shoqërinë me anë të përhapjes së lajmeve të rreme.

Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Shën Petërburgut mbledh çdo vit pjesëmarrës nga 120 vende të botës, përfshirë shefa shtetesh, liderë politikë, kryeministra, ministra dhe guvernatorë.

/a.r

Next Post
Gardisti u rrëzua nga lartësia në aktivitetin e Ramës, i nënshtrohet operacionit te “Trauma”

Aksident në Peshkopi, dy persona përfundojnë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, ja zonat ku do ketë prezencë reshjesh

June 23, 2026
Cilat rekorde theu Mbappe në ndeshjen kundër Senegalit?

Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet

June 23, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In