Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shemsi Prençi ka shkaktuar tension në shkollën 9-vjeçare “Njazi Mastori” në Durrës ku po votohet për zgjedhjet elektorale.
Ai është shfaqur i shoqëruar nga truproja personal duke i bërë pritë qytetarëve që i janë drejtuar kutive të votimit.
Më poshtë po përcjellim pamjet nga mësymja e Prençit në zonën e ndaluar për ushtrimin e aktivitetit politik të kandidatëve.