• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembjet në bregdet/ Gjiknuri dhe Hyseni replika me Lleshajn: Duhet koordinim me strukturat lokale, mos të prishim dhe t’i lëmë grumbuj

by Ardit Rada
21/06/2020 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veprimtaria e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit paraqet problem edhe për deputetët socialistë të Qarkut të Vlorës.

Në takimin e zhvilluar në Sarande për mbarëvajtjen e sezonit turistik, deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni kërkuan nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që të ketë më shumë koordinim me strukturat lokale kur bëhet fjalë për prishjen e objekteve.

“Vihet me aksion për prishjet. Por do dhe koordinim me strukturat lokale. Nuk kemi të bëjmë me operacion për një kriminel. Pranoj prishjen kur ka plan zhvillimi por ideja nuk është të prishim dhe të lëmë grumbuj”, tha Gjiknuri. 

Të njëjtin shqetësim pati edhe deputeti Alket Hyseni, i cili kërkoi të shmangen operacionet e Task-Forcave dhe te forcohet pushteti lokal. “Duhet të heqim dorë nga strukturat që vijnë nga qendra sepse shpesh Task-Forca kthehen në çeta që e zbatojnë ligjin me diferencim dhe e shkelin ligjin me diferencim”, tha ai.

Në përgjigje të këtij shqetësimi ministri Lleshaj tha se bashkëpunimi i IMT me strukturat lokale ekziston ndërsa për kufizimin e strukturave që vijnë nga qendra, tha se kjo do të ndodhë kur të riorganizohet puna e policisë.

“Bashkëpunimi është i garantuar. Në Sarandë do të ketë një strukture IKMT që do ndjekë punën. Do të bëhet kalimi i pushtetit në struktura vendore kur të riorganizohet puna e policisë”, tha ministri. 

Lleshaj foli edhe për rritjen e numrit të Policisë së Shtetit dhe se ka marrë miratimin e kryeministrit për ta shtuar numrin me 500 punonjës ndërsa theksoi sërish se problemi i kanabisit mbetet një problem serioz që duhet luftuar.

Një tjetër problem që ngritën deputetet është edhe fenomeni i vjedhjeve të shtëpive në zonat minoritare për të cilin, ministri Lleshaj tha se po punohet për ta parandaluar.

/e.rr

Next Post
Tragjike në Brazil, mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima nga COVID-19

Tragjike në Brazil, mbi 1 milion të infektuar dhe 50 mijë viktima nga COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com