Pas nisjes së shëmbjes së Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para ka reaguar edhe aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina
Budina tha se tani në vendin tonë u instalua diktatura. “Me shembjen e teatrit u instalua diktatura. Fashizmi pushtoi Shqipërinë.
U bëj thirrje qytetarëve të ngrihen për revolucion. I bëj thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin. U bëj thirrje ambasadorit Soreca dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të reagojnë për këtë krim”- tha Budina.