• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shembja e ndërtimeve në bregdet/ Ndreu: Inertet do pastrohen nga pronarët e objekteve pa leje

by Java News
07/06/2021 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi në ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se inertet që mbeten pas nga shembja e ndërtimeve pa leje do të pastrohen nga pronarët e këtyre godinave si “faturë shpagimi” për shkeljen e bërë. Ndreu deklaroi se prishjet duhet të bëhen në çdo kohë kur konstatohen dhe jo vetëm në sezon veror.

“Ne kemi prishur mbi 30 objekte vjet si bashki. Jam kundër prishjeve në çdo kohë që të konstatohen, Jam kundër ndërtimeve të paligjshme. Ne kemi bërë ndërhyrje me policinë e Shtetit. Kostoja e pastrimit do jetë e atyre që e kanë bërë ndërtimin. Heqja e inerteve do bëhet nga personat që kanë bërë ndërtimet pa leje. Ata që kanë bërë dëmin do paguajnë dhe koston. Bashkia ka ndërhyrë në të gjitha rastet dhe vazhdon të ndërhyjë. Problemet shtrohet te kapacitetet. Ky është një aksion i organizuar ku të gjithë marrin pjesë”, deklaroi Ndreu.

Ai tha se këtë vit pritet një sezon me numër më të madh turistësh se vitin e kaluar për shkak të rënies së shifrave të infektimeve me COVID.

“Ne jemi në një farë ankthi për të realizuar një sezon ndryshe. Vjet për shkak të pandemisë sezoni nuk ishte në nivelin e kërkuar. Frekuentimi nuk ishte aty ku duhet pasi kishim në turizëm patriotik. Sivjet supozohet se do ketë shumë të ardhur. Ka shumë emigrant dhe të huaj që kanë prenotuar. Besoj se do jetë një sezon i kënaqshëm,. Duke pasur parasysh situatën e pandemisë që është në shifra të ulëta, Bashkia ka marrë masa të forta. Territori i Shëngjinit është tejet i pasur”, tha ai.

Ai u pyet edhe në lidhje me shkeljen e protokollit anti-COVID gjatë festivalit UNUM.

“Nuk është shkelur asnjë rregull. Ka qenë në nivel perfekt gjithçka., Ka ardhur koha të hapet turizmi ku e gjithë hoteleria e Shëngjinit ka qenë e mbushur me turistë të huaj nga shumë shtete të Europës. Ka qenë një event që ka ardhur koha të avancojë. Ka pasur ndërhyrje. Është ndërhyrë për të shpërndarë dhe janë shpërndarë. Në dijeninë time nuk ka pasur grumbullime por ka qenë të gjithë të shpërndarë”, u shpreh ai.

g.kosovari

Next Post
Rusia tërhiqet nga traktati “qiejt e hapur”

Rusia tërhiqet nga traktati “qiejt e hapur”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In