Këtë të enjte në parlament, Kryeministri Edi Rama do të përballet me kreun e PBDNJ Vangjel Dule, pas kërkesës së këtij të fundit për të zhvilluar një interpelancë në lidhje me prishjen e kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi.
Kërkesa e bërë nga Dule më shtator është futur në procedurat parlamentare për këtë të enjte. Kreu i PBDNJ kërkon sqarime lidhur me bazën ligjore dhe kushtetuese të aktit të shembjes së kësaj kishe në Himarë, më 26 gusht të këtij viti.
Ndërtimi i kishëa mbi rrënojat e kishës së vjetër u cilësua nga Inspektoriati i ndërtimit si i paligjshëm, gjë që solli dhe prishjen e objektit. Ky akt solli dhe reagime nga ana e disa aktorëve politikë në kampin e opozitës, përfshi këtu edhe ministrinë e jashtme greke e cila e cilësoi veprimin si një akt xhihadist. Ndërkohë që kreu i PDBNJ Vangjel Dule e quajti veprimin e inspektoriatit ndërtimor si një “vandalizëm qeveritar”









