Shirat e rrëmbyer në Siberi shkaktuan shembjen e urës më të gjatë në botë. Mediat e huaja raportojnë se dhjetra trena ngelën të bllokuar në linjën hekurudhore Trans-Siberiane.
PjesA e urës u shemb ditën e premte, duke ndaluar qarkullimin në linjën hekurudhore 9 mijë kilometërshe, e cila shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje zyrtarëve të rivendosin shpejt shërbimin në hekurudhën Trans-Siberiane, dhe të marrin masa urgjente për të siguruar një furnizim të pandërprerë me ushqime dhe sende të tjera thelbësore në rajonet e prekura nga ndërprerja.
g.kosovari