• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shembet shtëpia nga tërmeti, fitojnë nga rindërtimi por vdekja e nënës i la në rrugë

by Java News
31/10/2023 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë patur një apartament në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.

Pallati u shemb pas dëmtimeve të tërmetit dhe procedurën për bonus qiraje dhe apartament të ri, e ndoqën në emër të nënës.

 

“Njëri nga ne të tre duhej të bënte aplikimin për të marrë shtëpinë. Mami ishte mirë me shëndet dhe nuk kishim si dilja as unë e as motra para mamit. Mami domethënë dolëm fitues”, tha denoncuesi.

Për fat të keq, në Gusht 2022 nëna ndërron jetë dhe fëmijët dorëzojnë çeljen e trashëgimisë.

Por në Mars 2023 iu hiqet bonusi i qirasë dhe skualifikohen nga përfitimi i apartamentit, pasi nëna e tyre, ka qenë e vetme në certifikatën familjare.

“Bëra çeljen e trashëgimisë dhe e dorëzova tek njësia bashkiake. Më 3 Mars të këtij viti u hodh shorti për të marrë shtëpi. U skualifikova pasi më ka ndërruar jetë nëna. Nuk e quajtën as aktin e trashëgimisë, as certifikatën e pronësisë që jam unë, motra dhe mami dhe më kanë nxjerrë në rrugë të madhe. Të gjithë në një shtëpi kemi jetuar. Më kërkuan keni banesë tjetër, shkova në Kadastës dhe nxorra që nuk kam asnjë objekt tjetër. Arsyeja është këtu që në certifikatë familjare kemi qenë tek e tek, certifikatë veç. Kjo ka qenë përgjigja që nëna ka jetuar vetëm. Kjo ka qenë përgjigja që e ndjera ka qenë e vetme, nuk ka pasur njeri dhe ky është skualifikimi im”, tha denoncuesi.

Avokati Klaudi Zhuli e sheh si gabim veprimin e bërë nga Drejtoria Juridike e Bashkisë, pasi zonja e ndjerë ka fituar apartamentin me vendim të këshillit bashkiak dhe nuk mund të skualifikohet se ndërroi jetë. E ndjera ka trashëgimtarët, që kanë qenë dhe bashkëpronarë në apartamentin e shembur.

“Veprimet e ndërmarra nga Bashkia Tiranë, nga Drejtoria Juridike janë veprime të marra në keqinterpretim të ligjit, aktit normativ dhe të gjithë akteve, derivat i këtij akti normativ, pasi trashëgimtarët e të ndjerës nuk mund të përjashtohen nga përfitimi i apartamentit. Ka ndërruar jetë në vitin 2022, nuk i heq të drejtën asaj të pronësisë. Kjo e drejtë pronësisë që ka mbi apartamentin që fitonte në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak i kalon trashëgimtarëve të saj të ligjshëm ku trashëgimtarët e saj kanë qenë bashkëpronarë në apartamentin që është prishur si pasojë e tërmetit të vitit 2019. Në këto kushte drejtoria juridike nuk mund ta lexojë aktin normativ shabllon siç është, por duhet të bëjë interpretim të saktë dhe të duhur siç është realiteti”, tha avokati.

/f.s

Next Post
Ambasadori amerikan në Prishtinë: SHBA e gatshme të këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Ambasadori Hovenier tregon pse Amerika s’përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria merr vendimin, cakton 3 janarin ditë pushimi për administratën publike

VKM/ Qeveria miraton kriteret për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm. Veprimet për lirimin dhe shakrimin nga detyra..

January 15, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri shqiptarët nga “non grata” e Berishës

January 15, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Vendimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave/ Ja kush do e drejtojë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit (EMRI)

January 15, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit. Për efekt të kontributeve ndryshon edhe..

January 15, 2026
VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

VIDEO-SHBA sekuestron një tjetër cisternë nafte në kuadër të sanksioneve ndaj Venezuelës

January 15, 2026
Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

Rëndësia e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për sekuestrimin e telefonave dhe pajisjeve elektronike

January 15, 2026
10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

10 ditë më parë u zhduk nga shtëpia, gjendet e varur në një pyll 22-vjeçarja

January 15, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Enkelejd Alibeaj: Protestat me Berishën nuk sjellin asgjë ndryshim

January 15, 2026
Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

Ministrja Spiropali dekorohet nga Zelensky me “Urdhrin e Princeshë Ollgës“

January 15, 2026
Ish-Presidenti i UEFA-s bën propozimin e çuditshëm: Futbolli të luhet me 10 lojtarë

Michel Platini: Një grup njerëzish u bashkuan për të më asgjësuar

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In